Miratohet rregullorja e re, forcohen masat për kreditë
Banka e Shqipërisë ka forcuar edhe më shumë rregulloren për dhënien e kredive.
Fabiola Çela
Një masë e tillë është marrë për të reduktuar rrezikun që mund t’u vijë bankave nga moskthimi i kredive. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në rregulloret “Për administrimin e rrezikut të kredisë”; “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” dhe “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e degëve të bankave të huaja”. Ndërkohë, sipas analizës së kryer nga Banka e Shqipërisë, rezulton se gjatë muajit korrik niveli i inflacionit ka pësuar ulje. Çka do të thotë se çmimet e mallrave ushqimorë gjatë këtij muaji kanë pësuar rënie.
Rregulloret
Vitet e fundit shumë konsumatorë kanë marrë kredi në valutë të huaj, por të ardhurat e tyre janë në monedhën vendase, çka rrit rrezikun e moskthimit të kredive pranë bankave. Pikërisht për të parandaluar një situatë të tillë, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së miratoi disa rregullore të reja, të cilat kanë si qëllim që të kufizojnë rrezikut nga kredidhënia në monedhë të huaj. “Rregulloret parashikojnë kryesisht masa të veçanta për monitorimin e rrezikut nga kredidhënia në monedhë të huaj, ose të indeksuar me kurs këmbimi, e cila mund të shfaqë rrezik kryesisht në rastet kur kredimarrësit gjenerojnë të ardhura në monedhë vendase”, thuhet në raportin e BSH-së. Ndryshimet e para lidhen kryesisht me punën e Këshillit Drejtues për strategjitë dhe politikat e administrimit të rrezikut të kredisë. Këtu përfshihet edhe rreziku nga kredidhënia në monedhë të huaj, udhëzime me raste dhe kërkesa të veçanta për garancitë dhe kolateralin. Të dytat kanë të bëjnë me rritjen e kërkesave për shpenzime kapitali për portofolat e kredive të bankave të përcaktuar si të ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit si dhe vendosjen e niveleve më të kufizuar të peshës në treg për degët e bankave të huaja, për të realizuar kufizimin e rrezikut të kredisë edhe për këto subjekte.
Inflacioni
Në korrik shqiptarët kanë shpenzuar më pak para nga buxheti i tyre familjar për të blerë mallra ushqimorë. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, inflacioni vjetor në muajin korrik rezultoi 3.7%, duke shënuar rënie për të katërtin muaj. Niveli më i lartë ishte ai 4.6% në muajin mars, më i larti ky i arritur gjatë 5 viteve të fundit. Shkak për këtë rënie janë hyrja në treg e prodhimeve vendase. Ndërkohë përsa i përket muajve në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë arriti në përfundimin se shkalla e materializimit të tyre vazhdon kurbën e vet rënëse. “Megjithatë, ende ambienti i jashtëm mbart një potencial të caktuar rreziku, i cili vazhdimisht do të mbahet në qendër të shënjestrës së politikës monetare të Bankës së Shqipërisë”, theksohet në raport.