E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet strategjia kundër korrupsionit

Vendimi

Miratohet plani i veprimit për zbatimin e strategjisë ndërsektoriale të parandalimit të luftës kundër korrupsionit dhe qeverisjes transparente për këta 12 muaj. Nën drejtimin e ministrit të Shtetit, Genc Pollo, u mblodh dje Grupi Ndërministror i Punës për këtë strategji, i cili miratoi planin që detajon të tëra veprimtaritë që çdo ministri do të ndërmarrë për luftimin e korrupsionit. Plani i punës ka të bëjë me rishikimin e procedurave e të veprimtarive, ku korrupsioni është i mundur, si dhe masat që do të ndërmerren për ndëshkimin e keqbërësve të përfshirë në akte korruptive. Strategjia dhe plani i veprimit bëjnë të mundur që në çdo ministri, dikaster dhe agjenci shtetërore të verifikohet dhe reformohet çdo hap, veprimtari ose procedurë, që lë shteg për ryshfet apo të tjera veprime korruptive. Tashmë strategjia kundër korrupsionit mbështetet me një projekt afro 2.1 mln euro nga Komisioni Europian dhe zbatohet nga Këshilli i Europës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›