E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD: Probleme në gjyqësorin shqiptar

Raporti Prishja e vendimeve, shqetësuese me Gjykatat e Apelit në Vlorë, Shkodër dhe Durrës

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka publikuar raportin analizues të veprimtarisë së 29 Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Dytë, ku janë hasur disa probleme dhe përmirësime. Zv/kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tha se “na duhet të pranojmë se nuk gjejmë uniformitet brenda sistemit, si në parametra që varen nga gjyqtari dhe në ato me natyrë objektive, pra jashtë përgjegjësive të tij”. Më tej shtoi se disa Gjykata të Apelit janë shprehur vetëm për një pjesë të vendimeve të ankimuara dhe konkretisht ajo e Apelit Vlorë, në të cilën kemi mundur të njohim fatin vetëm për një pjesë të vogël të vendimeve të animuara. Spahiu tha se në sistemin gjyqësor ka 30 gjyqtarë më shumë në numrin e përgjithshëm dhe mbi 40 punonjës të administratës gjyqësore në nivel kombëtar më pak. Nga evidencat, buxheti ka ardhur në ulje krahasuar me një vit më parë dhe ulja nuk është simbolike.
Në lidhje me politikën penale, KLD-ja thotë se aplikohen standarde të dyfishta ndaj rasteve analoge, ka ankesa të shumta nga Gjykatat e Shkallës së Parë për vendimet e apeleve respektive (Vlorë, Shkodër, Durrës) që u cenojnë cilësinë e gjykimit, pasi, një herë vendosin në një mënyrë të caktuar dhe pastaj për situata identike ndryshojnë mendje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›