E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Berisha tu thotë shqiptarëve pse u rritën çmimet

Opozita reagoi dje ndaj turit të paralajmëruar nga Kryeministri Berisha në të gjithë vendin. Deputeti socialist, Eduart Shalsi, tha dhe se para se të nisë këtë tur, Berisha duhet t’u shpjegojë shqiptarëve arsyet e faturës së lartë të energjisë elektrike, çmimet e larta, vështirësitë që hasin pensionistët, minatorët etj. “I kujt është faji dhe kush do të mbajë përgjegjësi për shembjen e tunelit të Kalimashit, i cili groposi miliona euro dhe që sot vazhdon të mbetet mister kur do të hapet dhe sa do të kushtojë?” - tha Shalsi, ndërsa i sugjeroi Kryeministrit të bëjë një ndalesë në Orikum e të përballet me gratë, nënat dhe motrat, që në 8 Mars, detyrohen të protestojnë, pasi kjo qeveri po u vjedh pronën dhe të ardhmen. “Kryeministri i Ruzhdies le të vizitojë minatorët në Bulqizë, të cilët nuk pati kurajën t’i presë në zyrën e tij, e le t’u shpjegojë atyre përse i ka prerë në besë dhe ende sot nuk u ka dhënë statusin dhe pensionin e premtuar”, tha Shalsi.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›