E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për rrugën, 37-vjecari plagoset me thikë ngë kushëriri

TROPOJË- Një 37-vjecar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri banal për rrugën. Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Afred Osmanaj, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori Xhevahir Osmanaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Degë të Tropojës, ku sipas policisë, ka pasur një sherr mes dy kushërinjve Esat dhe Xhevair Osmanaj dhe të afërmit të tyre 37 vjecarit, Alfred Osmanaj, me të cilin për shkak të zënkave të vazhdueshme për rrugën, nuk flisnin prej vitesh. Sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës ndaj 37-vjecarit, i cili është qëlluar disa herë nga Xhevahir Osmanaj.

Ndërkaq, në vendngjarje policia ka gjetur një pistoletë tip ‘Nagat’ me mulli, që i përket kushëririt të autorit, i arrestuar tashmë Esat Osmanaj. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe arrestimin e autorit të plagosjes
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Elbasan, plagoset me thikë një 17-vjeçar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›