Radha për skaner, grushta mes rojes së Onkologjikut dhe qytetarëve -VIDEO
TIRANË-Dhunë fizike është regjistruar sot nga kamerat e News24 tek ambientet e spitalit te Onkologjikut në QSUT. Roja grushta me familjare te nje pacienteje qe priste ne radhe per skaner.
Ngjarja u shenua rreth ores 13:35 minuta, ku qytetarë që prisnin në radhë për skaner në këtë spital janë konfliktuar me rojen dhe më pas sic vihet re dhe nga pamjet e transmetuara nga News24, grindja ka degjeneruar në grushta dhe përleshje fizike.
Ngjarja ka nisur pas nje debati ne ambientet e brendshme te spitalit te Onkologjikut. Dyshohet se shkak është bërë radha e gjatë për skaner ku roja ka nderhyre dhe ka kerkuar nxjerrjen jashte te nje familje nga Fieri. Kaq ka mjaftuar familjaret e pacientes qe priste te kryente skaner, të reagojnë. Ata i kane kerkuar mjekut te respketoje radhen, por ne vend te mjekut ka reaguar roja sportelist i spitalit qe ka tentuar ti nxjerre jashte.
Pas kesaj familjaret dhe roja kane shkembyer fjale qe kane degjeneruar ne ofendime per te perfunduar ne nje sherr me grushta, jashte ambienteve te Onkoligjikut.
Sic duket dhe nga pamjet ekskluzive te News24, ne ndihme te rojes kane ardhur dhe familjare te tij qe kane goditur me grusht familjaret e pacientes.
Por si familja nga Fieri dhe roja sportelit i spitalit, tashmë ndodhen në rajonin e policisë ku po japin deklarimet përkatëse.
Roja ka treguar për policinë se familja nga Fieri nuk ka pasur një dokument nga mjeku i rrethit që e rekomandonte të kryente skaner në këtë spital të QSUT. Sipas rojes, familja duhet të paraqitej me këtë dokument në Onkologjik.
Më e dëmtuara nga dhuna fizike dyshohet se ka mbetur babai i pacientes.
Gjithë sherri u filmua nga kamera e News24.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: QSUT, sherr mes rojes së Onkologjikut dhe qytetarëve që prisnin për skaner