“Miratoni sa më parë Kodin Zgjedhor”
Autori i Lajmit: red.
Lideri i opozitës, Edi Rama, ka nisur një vizitë disaditore në Britaninë e Madhe, me ftesë të Ministrisë së Jashtme Britanike. Gjatë ditës së parë të kësaj vizite, Rama është pritur nga ministrja e Shtetit për Evropën, Karoline Flint. Ky takim është konsideruar nga palët si një mundësi e mirë për t u informuar e për të vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme elektorale që priten të mbahen në Shqipëri. Në këtë takim Flint falënderoi dhe vlerësoi rolin e opozitës dhe Edi Ramës për anëtarësimin në NATO. Me një ftesë drejtuar politikës shqiptare, ministrja britanike për Evropën, tha se Kodi Zgjedhor duhet të miratohet sa më parë në mënyrë që të kalohet në fazën më të rëndësishme atë të implementimit të tij. Gjatë këtij takimi, ministrja e Shtetit për Evropën në Britaninë e Madhe, Flint, vuri theksin tek rëndësia që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për Shqipërinë, si një kusht për proceset integruese të vendit.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008