E Diel, 1 Nëntor 2026

1.5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve, deri në fund të vitit, qeveria fonde të tjera shtesë

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani takohet me drejtuesit e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Qeveria ka akorduar një fond prej 1.5 milionë lekë (të reja), Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ato subjekte ose ish-pronarë të cilët do të kompensohen financiarisht nga procesi i legalizimit të pronave në zonat informale.
Sipas Ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani procesi po ecën paralelisht dhe me agjencitë e tjera siç është ajo e ALUIZNI-t, ndërsa fondi i akorduar nga qeveria, do të vazhdojë të shtohet.
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani deklaroi pas një takimi me punonjësit e agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave, se po punohet me të gjitha kapacitetet për të kompensuar pronarët, në tokat e të cilëve ka ndërtime pa leje dhe që janë në proces legalizimi.
Nishani tha se ka një fond prej 1.5 miliardë lekë (të vjetra) për 350 subjekte të identifikuara deri më tani i cili do të jetë në rritje deri në fund të vitit 2010.
“Qeveria ka akorduar një fond prej 1.5 milionë lekësh të reja, për të kompensuar të gjithë ata ish-pronarë për shkak të legalizimit të pronave”, bëri të ditur Ministri i Drejtësisë.
Nishani ftoi të gjithë të interesuarit të kryejnë aplikimet për kompensimin financiar, ndërsa rreth 350 subjekte kanë kryer procedurat e kompensimit.
“Procesi është duke ecur paralelisht. Vendimet e qeverisë reflektojnë vendimin e ALUIZNI-t. Për kompensimin e këtyre rreth 350 subjekteve janë vënë në dispozicion 1.5 miliardë lekë të reja, një fond që do të vijë duke u shtuar”, u shpreh Nishani.
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë takimit me drejtuesit e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, deklaroi se deri në fund të vitit qeveria do të akordojë një tjetër fond kompensimi për ish pronarët.
Nishani trajtoi gjithashtu bashkërendimin e punës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me institucione të tjera të linjës, për hartimin e një plani veprimi i cili parashikon masa legjislative, administrative dhe buxhetore në interes të procesit të njohjes dhe kompensimit të pronave.
Në maj të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që u njihte subjekteve të shpronësuara të drejtën e kompensimit për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale. ë të ditur se kompensimi do të bëhet me këste, sipas ecurisë së mbledhjes së fondit nga procesi i legalizimeve. Vendimi në total përfshin një sipërfaqe 48 849, 90 (dyzet e tetë mijë e tetëqind e dyzet e nëntë presje nëntëdhjetë) m², tokë truall, me vlerë të përgjithshme 757 664 073, 8 (shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëdhjetë) lekë. Ndërkohë që paralelisht me procedurën e kompensimit do të vijojë edhe puna e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila do të kryejë ndryshimet përkatëse për të kaluar parcelat përkatëse në pronësi të shtetit.
Ndërkohë AKKP, është institucioni kyç që do të merret me administrimin e fondit, dhe shpërndarjen e parave që u takon subjekteve në bazë të ligjit. është ky institucion që pas shqyrtimit të stave publikon listat e trojeve që do të kompensohen sipas parcelave. nd të vënë në dispozicion për kompensim të pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale. Pas kësaj, përfituesi duhet të paraqesë pranë AKKP-së dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar me kompensimin. Kështu mes të tjerash, ai duhet të paraqesë kërkesën për kompensimin e pronës, dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›