Mirditë, banorët përplasen me policinë për shpronësimet
Mosshpronësimi i banorëve të Mirditës është kthyer në një përplasje të tyre me policinë gjatë ditës së sotme. Ngjarja është shënuar në Qafë Mollë, ku firma turke, e cila po ndërton një hidrocentral nuk ka bërë shpronësimin e banorëve për tokat e tyre.
Banorët janë shprehur të vendosur se nuk do të lejojnë vazhdimin e punimeve pa marrë lekët e kompensimit, ndërsa në mbështetje të tyre është shprehur dhe kryebashkiaku i Rrëshenit.
Situata e tensionuar është arritur të merret në kontroll vetëm pasi policia ka bërë shoqërimin e tetë prej banorëve.
Ndërkohë kjo është hera e tretë që banorët protestojnë për mosshpronësimin nga firma turke.