Ekstradohet nga Greqia 23-vjeçari i dënuar për drogë
Interpol Tirana, ka bërë të mundur ditën e sotme, ekstradimin nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ferit Lulzim Turullai, 23 vjec, lindur në Durrës.
Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 3 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
Shtetasi Ferit Turullai është deklaruar fajtor, pasi më datën 25.01.2010, gjatë kontrollit te mjetit që përdorej prej tij, tip Volkswagen Polo, është gjetur nga efektivët e policisë një sasi lënde narkotike.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 22.11.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjev