Vlashaj: Emërimet në sistemin gjyqësor janë kthyer në ankand
Emërimet në sistemin gjyqësor janë kthyer në ankand duke mos respektuar kriteret profesionale. Me këtë konstatim kritik për sistemin e drejtësisë lëvizja “Shqipëria dhe e re” dhe alternativa civile organizuan tryezën me temë vepro tani kundër padrejtësive në drejtësi. Kryetari i lëvizjes Shqipëria e re Edmond Vlashaj tha se ka mungesë transparence gjatë procesit të emërimet të gjyqtarëve në strukturat më të larta të sistemit të drejtësisë.
Për kryetarin e shoqatës së avokatëve penalistë gjatë pesë viteve të fundit janë bërë emërime të papranushme, ndërsa shtoi se kjo praktikë duhet të ndryshohet edhe me marrjen e mandatit nga presidenti Bujar Niahani që është njëkohëhsisht kryetar i KLD.
Kjo është tryeza e pestë që organizohet nga lëvizja Shqipëria e re sa i përket sistuatës në sistemin e drejtësisë në vend dhe problematikave që hasen në këtë sektor.