E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënon dhunën vdekjeprurëse në Irak

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet me bomba në Irak, si pasojë e të cilave u vranë të paktën 100 persona dhe u plagosën afro 200 të tjerë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se dhuna vdekjeprurëse është veçanërisht shqetësuese, pasi ndodhi në kohën kur myslimanët mbajnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Zyrtarët e Irakut thanë se kanë ndodhur 21 sulme të ndryshme në 13 qytete.

Zëdhënësja Nuland tha se Uashingtoni beson se forcat e sigurisë së Irakut do të jenë në gjendje të merren me kërcënimet terroriste, pavarësisht tërheqjes së forcave amerikane, dhjetorin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›