E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, policia: Arrestohen katër persona për shpërdorim detyre

Policia e Qarkut Lezhë ka vënë në pranga katër persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër për shpërdorim detyre. Pas nje pune operative e hetimore të kryer nga ana e Sektorit Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Polcise Qarkut Lezhë në bashkepunim të ngushtë me Prokurorine e rrethit Gjyqësor Lezhë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Llogaria e Gabuar", me anë të cilit u bë i mundur dokumentimi i veprimtarise kriminale për pesë shtetas :
1.Flora Suti, lindur dhe banuese në fshatin Shëngjergj, me detyrë arkëtare e komunës Kaçinar, e cila eshte ndaluar për veprat penale te "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" e kryer në bashkëpunim dhe "Fallsifikim i dokumentave" .
 

2.Gjet Shkurti, lindur ne fshatin Simon me banim në qytetin Rrëshen, aktualisht me detyrë sekretar i këshillit të Komunës Kaçinar. Ndalimi i tij bëhet pasi i atribuohen veprat penale të "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike" .
 

3.Altin Gjoka,lindur dhe banues ne fshatin Arrëz, me detyrë punonjës i postës së Komunës, me masë sigurimi "Arrest me burg" për veprat penale " Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën" e kryer në bashkëpunim e "Fallsifikim i dokumentave" .
 

4. Pashk Gjoni, lindur dhe banues ne fshatin Arrëz, me detyrë ish shefi i financës së komunës, masë sigurimi "Arrest me burg" parashikuar për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim duke shpërdoruar detyrën" dhe "Fallsifikim i dokumentave" "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj peronave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi N. Ç, me detyrë ish administrator i ndihmës ekonomike të komunës, për të cilin është vendosur masa e sigurise "Arrest me burg" për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën" e kryer në bashkëpunim e "Fallsifikim i dokumentave" .

Ndërkohë  Drejtoria e Policisë së Qarkut në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit  po vazhdojnë hetimet për të gjithë personat pergjegjës të kësaj komune, dhe zbardhjen e plotë të të gjithë veprimtarisë kriminale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›