E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërrohet ora, nga nesër akrepat 60 minuta prapa

TIRANE- Fillon nesër (e diel, 30 Tetor) ora e dimrit për vitin 2011. Akrepat e orës duke nisur nga ora 03:00 në mëngjes, do të kthehen 60 minuta prapa. Pra ora 03:00 e së dielës 30 Tetor, bëhet ora 02:00 e kësaj dite.

Ora e dimrit do të zgjasë deri të dielën e tretë të muajit mars 2012.

Ndryshimi i orës realizohet në fund të tetorit, në pjesën më të madhe të Evropës dhe kontinenteve të tjera. Në vende të ndryshme, ky ndërrim behet sipas orëve përkatëse lokale. Për 26 nga vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin cast.

Kurse ne Greqi, ndërrimi bëhet në ora 04.00, e cila shkon në 03.00.

Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve tetor dhe mars, në javët e tyre të fundit. Qëllimi i ndryshimit të orës, është kursimi i energjisë elektrike gjatë gjysmës së vitit, me qëllim shfrytëzimin më shumë të energjisë diellore.

Gjatë periudhës 30 tetor 2011 deri në mars 2012, kur të rikthehet ora sërish, ditët do të jenë më të shkurtra, deri në 8 orë, në varësi edhe të motit.

Shumë njerëz kanë nevojë të mësohen me ndryshimin e orëve për ditë ose javë të tëra. Sidomos në vjeshtë, për shkak të motit, problemi është më i madh, kështu që jepen disa këshilla të veçanta për të ruajtur trupin nga crregullimet që do sjell ndryshimi i orës më 30 tetor.

Këshillat kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të përshtatshme për një gjumë të qetë, jo më pak se 7 orë gjumë cdo natë, si dhe ushtrime fizike për të dalë nga plogështia.
(Anila Jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›