E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e selisë së PS-së, dy në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj si dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, pasi akuzohen se janë autorët e grabitjes së zyrës së Partisë Socialiste në Laprakë. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, ku autorët akuzohen se kanë marrë 1 kompjuter dhe një printer që ndodheshin në zyrë. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Bilbil Marku, 22 vjeç, me banim në Tiranë dhe Iljaz Jevgu, 22 vjeç, me banim në Tiranë. Është shpallur në kërkim bashkautori tjetër në këtë vjedhje, i cili tashmë është identifikuar nga policia. “Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë autorë të vjedhjes me thyerje të Selisë së subjektit politik Partia Socialiste, vjedhje kjo e ndodhur më datë 26 shkurt 2011 në Laprakë Tiranë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Ndërkohë, mësohet se grupi hetimor është duke hetuar për grabitje të tjera, ku mund të jenë të përfshirë këta persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›