Miri: I mendoj vërtet ato që thashë për Seldin e Domin
Mandi ka menduar të përgatisë skenarin për një film, ku do të interpretojnë vetë banorët e “Big Brother”. Ai ka caktuar edhe rolet për secilin prej tyre, duke u kthyer edhe në regjisorin e këtij filmi. Ai ka nisur provat me secilin prej tyre. Sipas Mandit, rolin më të vështirë do ta ketë Klodi, pasi ka më shumë batuta nga të gjithë.
“Buzëqeshni dhe do ju jap cigare”Pasi kanë mbaruar së ngrëni, banorët vazhdojnë të qëndrojnë në tavolinë dhe Klodi fton Kikën e Mandin të pinë nga një kafe. Kika përgjigjet se kafja pa cigare nuk i shijon, ndërsa Klodi thotë se për të nuk është e rëndësishme cigarja. Kika i thotë Klodit që t’i japë ndonjë cigare, pasi nuk i ka dhënë asnjëherë, por Klodi e pyet se çfarë do t’i japë Kika atij në këmbim. Kika përgjigjet se do t’i japë çfarë të dojë Klodi, mjafton që ai t’i japë një cigare. Klodi ngrihet nga tavolina për t’i plotësuar kërkesën Kikës, por duke u shprehur se edhe Kika duhet ta mbajë fjalën, që do t’i japë atij çfarë t’i kërkojë. Klodi kthehet me cigare në dorë dhe thotë se do t’u japë të gjithë duhanpirësve nga një cigare, me kushtin që t’i japin nga një buzëqeshje. Kika e falënderon dhe buzëqesh, ndërsa Jetmiri është ende duke ngrënë dhe thotë se nuk mund t’ia japë buzëqeshjen. Klodi i thotë Jetmirit se atij do t’i japë dy cigare, meqenëse e ka të vështirë të buzëqeshë.
Jona tregon mbi eksperiencat e sajEridiona, Kika, Klodi, Erioni e Domi qëndrojnë në kopsht duke biseduar. Jona flet e u tregon miqve të saj për eksperiencat në Afrikën e Jugut. Së pari u tregon për sportet e ndryshme që aplikohen atje, veçanërisht për cricket, e më pas tregon për vendet ku ka qenë me pushime dhe momentet që ka shijuar më shumë. Më pas Kika e Erioni i thonë Jonës se e kanë dëgjuar duke folur mbrëmë në gjumë. Ajo çuditet, por shton se nuk ka bërë gjumë të rehatshëm dhe ka mundësi që të ketë ndodhur vërtet ajo që djemtë thonë. Kika shprehet se është trembur gjatë natës, sepse ka dëgjuar diçka duke lëvizur e kur është ngritur nga krevati ka parë se ka qenë Seldi duke pastruar dhe ka qeshur me vete. Ndërkohë Mandi dhe Domi janë brenda në shtëpi dhe Mandi i propozon Domit që të ekzekutojnë ndonjë sekuencë filmike duke sjellë dhe elementë humori dhe ajo pranon. Mandi mendon regjinë dhe rolet që do t’u japë banorëve. Jona vazhdon bisedën e saj me Erionin, duke i treguar për eksperiencat e saj në punë. Ajo tregon për punën në rrugën Rrëshen-Kalimash. Jona i tregon Erionit për kushtet e punës, të cilat ishin të standardeve shumë të larta.
Banorët: “Top Fest”, një festival cilësorKika dhe Erioni janë në kopsht e komentojnë këngët që dëgjojnë në sfond. Ata flasin për “Top Fest”-in dhe për cilësinë e këtij spektakli. Erioni shprehet se tashmë që ky format ka aplikuar të kënduarit live, po ofron akoma dhe më shumë cilësi. Kika i tregon Erionit dhe Seldit se ai ka intervistuar disa këngëtarë shumë të njohur të Kosovës dhe ka pasur shumë sukses. Në të njëjtën kohë, Jona dhe Klodi qëndrojnë në kuzhinë dhe bisedojnë mbi këngët e këngëtarët. Klodi i tregon Jonës se ai njeh shumë persona nga bota e artit dhe ia përmend. Në këto çaste Mandi vjen te dy banorët dhe u tregon që ka menduar për një skenar filmi, të cilin do ta realizojnë banorët, duke marrë secili nga një rol të veçantë.
Mandi, skenar filmi për banorëtMandi u flet banorëve për skenarin e filmit që ka menduar, në të cilin do të interpretojnë të gjithë banorët. Pas kësaj, Kika çohet e ikën, duke u justifikuar se do të shkojë të mësojë tekstin e tij, e kur ai ikën, Mandi bën ironi duke thënë se Kika ka shumë nevojë që ta mësojë tekstin, pasi është shumë i vështirë. Seldi shprehet se i pëlqen ideja e Mandit për këtë pjesë dhe në rolin që ka, Seldi është i vetmi që shpëton nga shokët e tjerë, dhe ai thotë se ironia e fatit do të ishte nëse do të eliminohet nga loja të shtunën, duke qenë se në rol shpëton. Domi i përgjigjet Seldit që ai nuk duhet ta thotë as për shaka këtë gjë. Më pas pranë tyre vjen dhe Klodi, e Mandi shprehet se Klodi ka rol të vështirë, pasi ka shumë fjalë për të thënë. Domi i thotë Klodit se ai duhet ta mësojë mirë tekstin dhe Klodi përgjigjet se do të mundohet. Mandi e vë në provë Klodin për të thënë tekstin, por Klodit i vjen për të qeshur ndërsa bën provën. Ai i thotë Mandit se nuk rri dot pa qeshur sa herë e shikon atë.
Miri: I mendoj vërtet ato që thashë për Domin dhe SeldinErioni dhe Miri shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur. Fillimisht Erioni shtrihet pranë Mirit për të vazhduar diskutimet e tyre. Në bisedë e sipër ata flasin edhe për fjalët që Miri tha për Seldin dhe Domenikën te klipi gjatë spektaklit, ku ai i quajti ata homoseksualë. Miri shprehet se e di që në spektaklin e ardhshëm kjo temë do hapet për diskutim. Ai shprehet paraprakisht se si do jetë përgjigjja e tij në ato momente. Erioni kujton thënien e Mirit se ishte i dehur dhe e këshillon që të jetë i kujdesshëm në ato që thotë, ndërsa Miri ia kthen se e kupton që mënyra se si e tha ishte shumë ofenduese, por shton se ato i mendon vërtet. Ai tregon se që në fillim kishte krijuar një përshtypje të tillë për Seldin. Miri thotë se e di që do i thonë se nuk mund të bëjë aludime të tilla, edhe pse në të njëjtën kohë mendojnë se brenda në shtëpi vetëm aludime mund të bëjnë. Erioni duket pak dyshues në këtë histori dhe shprehet se Domi dhe Seldi duhen. Miri ia kthen se edhe mund të duhen, por këmbëngul se atij ashtu i është krijuar përshtypja. “çdo njeri i sheh sipas këndvështrimit të vet”, shprehet ai. Erioni e kthen sërish bisedën te fakti që Miri mund të ketë qenë i dehur, por Miri justifikohet se atë fjalë e tha vetëm për ta zbutur pak situatën e tensionuar. Ai shton se priste që ata të dy të vinin e të flisnin me të, gjë që nuk ka ndodhur ende.
çifti komenton Mirin dhe ErioninKlodi dhe Jona janë në kuzhinë duke përgatitur briosh për të gjithë banorët. Kur Seldi shkon në kuzhinë për të ngrënë pak, Jona i tregon se brioshët u kritikuan nga Jetmiri, pasi peta e brumit nuk ishte e hollë sa duhej. Seldi e dëgjon dhe menjëherë reagon, duke i thënë të mos e vrasë mendjen e të mos i marrë parasysh kritikat e tij, madje mos t’ia përmendë fare atë. Ai e quan Mirin “hije e zezë”. Pasi ha, ai del në kopsht me Domin dhe fillojnë thashethemet për Mirin dhe Erionin. Të dy thonë se Klodi dhe Jona po lodhen duke përgatitur brioshë, ndërkohë që Miri i shan dhe ofendon ata, ndërsa nesër do i hajë ato. Ata thonë se edhe Erioni nuk mbetet mbrapa, që i mban ison Mirit. Të dy fillojnë të flasin keq për dy djemtë e tjerë dhe Domenika shton se nuk e dinte që ata ishin të tillë, sidomos për Erionin. Ata i quajnë Erionin dhe Mirin fëmijë, ndërsa Seldi shton se Erioni është më keq, se kthehet andej nga fryn era dhe tani është duke ndenjur me Mirin se s’ka me kë të rrijë. Domenika është e acaruar për mënyrën se si djemtë janë sjellë me Klodin dhe shprehet se ata janë mosmirënjohës. Seldi shprehet se Miri i ka të gjitha të këqijat, ndërsa Domi shpreh habinë e saj për Erionin që e mbështet Mirin. Seldi ia kthen se Erioni i tillë është dhe madje ka duruar shumë që nuk e ka nxjerrë fytyrën e vërtetë më parë. Seldi thotë se Miri është njeri i lig. Domenika kujton se Miri ka folur keq edhe për Erionin e Bertinën, ndërsa tani i leverdis të rrijë me Erionin, se vetëm ai ka mbetur. Ajo kujton shprehjen e Mirit gjatë spektaklit, ku tha se Erionin e konsideronte shok. Seldi e quan Erionin të papjekur, ndërsa për Mirin vazhdon të thotë se është njeri i keq. Ai mendon se Miri prandaj vazhdon të jetë në shtëpi, për të treguar që ekziston një shembull i keq, që publiku të ndajë e të zgjedhë të mirën nga e keqja.
Djemtë bisedojnë mbi nominimetErioni, Kika, Klodi e Mandi bisedojnë në kopsht. Mandi i pyet nëse e kanë mësuar tekstin e skenarit të filmit që ai ka përgatitur për banorët e Klodi përgjigjet nuk e di as se ku e ka lënë madje, dhe thotë se ai nuk është në nominim që t’u shkojë nga mbrapa të tjerëve që duhet të jenë aktivë pasi janë në nominim. Kika i thotë Klodit të bëjë qejf deri të shtunën që vjen, pasi mund të nominohet atë natë. Klodi shprehet se ai i falënderon të gjithë ata që nuk e kanë nominuar dhe nëse do të nominohet, nuk e ka problem. Mandi shprehet se ai nuk e ka nominuar Klodin dhe Erioni thotë se sa më shumë kohë që kalon, aq më pak ndjehet nominimi. Më pas të gjithë djemtë pohojnë se po e presin me shumë dëshirë natën finale dhe se emocioni do të jetë me siguri i papërshkrueshëm. Klodi shprehet se ai do të kishte pasur dëshirë që të shikonte Bledin të qëndronte një javë tjetër në shtëpi dhe Mandi shton se ndoshta nuk do të ishte futur ai, po të kishte qëndruar Bledi. Erioni shprehet se ai preferon më shumë Mandin se sa Bledin, e Mandi e falënderon për vlerësimin. Më pas pranë tyre vjen dhe Jetmiri, i cili sapo është zgjuar nga gjumi dhe e qorton Kikën për faktin që i ka zgjuar nga gjumi me të bërtitura.
#