“Integrimi i Maqedonisë i rëndësishëm për rajonin”
Autori i Lajmit: red.
Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj deklaroi se është në interes të mbarë rajonit që Maqedonia të ecë përpara në proceset eurointegruese. Sipas tij, qeveria e re e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është kompakte dhe mund të çojë përpara proceset integruese të Maqedonisë, pasi ka mbështetjen ndërkombëtare dhe të fqinjëve për të arritur standardet euroatlantike. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që qeveria e re e Maqedonisë të punojë për një shtet multietnik ku të gjithë qytetarët do të ndjeheshin të barabartë. “Unë mendoj se qeveria e re në Maqedoni do të punojë për të krijuar përpara komunitetit ndërkombëtar dhe ne fqinjëve në radhë të parë bindjen se është një shtet multietnik, ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, të mbrojtur nga ligji, ndihen pjesë e fondeve që janë të nevojshme për ndërtimin e infrastrukturës për funksionimin e një shoqërie moderne”, tha ish-ministri dhe zyrtari i lartë Partisë Demokratike të Shqipërisë, Besnik Mustafaj gjatë një vizite në komunën e Zajaziti në Maqedoni.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008