Prefektja: Të tregojnë donatorët
Këshilltarja bashkiake, Elfrida Zefi, e cila është edhe prefekte e Korçës mbështeti ndërprerjen e mbledhjes së djeshme. Sipas saj, projekti i tatim-taksave mund të miratohej vetëm pasi të mbështeteshin tek treguesit e shënuar vitin e kaluar për të 18 taksat që ka bashkia. Ndërsa për projektin e prioriteteve të investimeve, Zefi nënvizoi se gati të gjitha këto prioritete ishin të vitit të kaluar. Ajo e mbylli kundërshtimin me nënvizimin e shumës totale të buxhetit të investimeve me një vlerë tre herë më të lartë se shuma e të ardhurave të bashkisë, ndaj kërkoi që të bëhej publike lista e donatorëve.