E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni, Shqipëria tërheq trupat nga Iraku

Trupat Komando do të kthehen të shtunën bashkë me ministrin e Mbrojtjes

TIRANË- Shqipëria tërheq përfundimisht misionin e saj ushtarak nga Iraku. Trupat Komando do të kthehen në Shqipëri të shtunën, të shoqëruar nga vetë ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili aktualisht ndodhet në Irak. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar dje lajmin e bërë publik nga “Reuters”, duke sqaruar se ceremonia dhe vizita e tij në Irak u mbajt sekret për arsye sigurie. Kontigjenti aktual në Irak përbëhej nga 200 trupa komando.Angazhimi i Forcës së Bashkuar shqiptare në misionin e quajtur “Liria e Irakut”, filloi në prill të vitit 2003, me dërgimin e kontingjentit të parë paqeruajtës, bazuar në ligjin “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit, datë 09.03.2003, të KM-së, “Për vënien në dispozicion të hapësirës tokësore, detare e ajrore dhe dërgimin e një force ushtarake shqiptare në rajonin e Gjirit Persik, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit”. Në misionin “Liria e Irakut” kontribuuan kontingjente të Regjimentit Komando. Kontingjenti i parë, deri tek kontingjenti i katërt, kanë pasur një efektiv prej 71 ushtarakësh, kontingjenti i pestë e në vijim, një efektiv prej 120 ushtarakësh (një kompani komando). Detyrat kryesore të trupave shqiptare në Irak përfshinin: Pikat e kontrollit; patrullimi në qytet; kontrolli iobjekteve; ruajtja e qetësisë dhe e rendit publik; detyrat siguruese (sigurimin e bazës, të shtabit, stacioni i trenit, etj.), si dhe patrullimin brenda dhe jashtë perimetrit të bazës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›