E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari dhe paundi në pikiatë

Nga fillimi i javës, dollari amerikan ka humbur 7.77 pikë ndaj monedhës shqiptare

Dollari amerikan, prej fillimit të javës po pëson një zhvlerësim të ndjeshëm ndaj lekut, ku vetëm ditën e djeshme ka humbur 2.6 pikë, duke u shitur për84.7 lekë. Që nga fillimi i javës, monedha amerikane ka humbur rreth 7.77 pikë kundrejt monedhës shqiptare. Ndërsa raporti euro/lekë ka qëndruar prej disa ditësh në të njëjtat nivele, prej 123 lekësh. Paundi britanik është një tjetër monedhë, e cila po humbet çdo ditë, ku ditën e djeshme u tregtua me 130.57 lekë, 4.32 pikë më pak se një ditë më parë.

Në tregjet ndërkombëtare monedha amerikane ka pësuar një tronditje të fortë, pasuar me vendimin e tri ditëve më parë të Federal Reserve, e cila uli normën e interesit në 0.25%, e konsideruar si më e ulëta në ekonomitë më të mëdha botërore. Kështu, euroja u tregtua me 1.44$, që konsiderohet si zhvlerësimi më i madh në rreth një muaj. Më herët, gjatë ditës, euroja arriti deri në 1.47 dollarë. Monedha europiane ka shënuar edhe një rekord tjetër kundrejt paundit britanik, duke arritur të tregtohej mbi 95 pens, shumë afër raportit 1/1.

Ndikimi

Rënia që prej 3 vitesh e monedhës së gjelbër, sidomos ndaj lekut shqiptar, ka sjellë tre efekte të drejtpërdrejta për ekonominë shqiptare. E para, ka ulur koston faktike të kredive të dhënë në dollarë nga bankat shqiptare. Duke ditur që deri në momentin e daljes së euros, dollari amerikan ka qenë monedha kryesore, me të cilën jepnin kredi bankat, zhvlerësimi i dollarit e ka bërë më të lehtë pagesën e kësteve të kredisë për ata individë apo biznese që kanë marrë kredi në dollarë. Së dyti, zhvlerësimi i monedhës amerikanë pritet të ketë efekt në uljen një pjese të çmimeve të mallra të importit që blihen me këtë monedhë. Kjo, normalisht, duhet të ndikojë dhe në rënien e çmimit të naftës, përkrah ndikimit që ka rënia e çmimit në tregjet ndërkombëtare. Dhe, së treti, zhvlerësimi i dollarit, shkakton humbje për ata shqiptarë, të cilët kanë mbajtur një pjesë të pasurisë së tyre në dollarë.

Data:18.12.2008

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollari Amerikan USD84.70-2.60

EUROJA EUR 123.38+0.20

Paundi Britanik GBP 130.57-4.32

Franga Zviceriane CHF 80.61+1.95

Jeni Japonez (100) JPY9 5.71-3.00

Dollari Australian AUD 59.93-0.65

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›