E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali zyrtarizon blerjen e Koentraos

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka bërë goditjen e radhës. Klubi mbretëror ka transferuar zyrtarisht dje mbrojtësin portugez Fabio Koentrao. Lojtari i Portugalisë, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore me ekipin madrilen, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Ndërsa, sipas medieve spanjolle, Real Madridi i ka paguar klubit portugez Benfika 30 milionë euro për shërbimet e Fabio Koentraos. 23 vjeçari në klubin e ri do të gjejë edhe bashkkombasit e tij Kristiano Ronaldo, Pepe e Rikardo Karvajo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›