Misioni i ODIHR-it prezantohet më 29 Mars
Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR-it) do të mbajë një konferencë shtypi ditën e Martë, datë 29 Mars 2011 në të cilën Jonathan Stonestreet, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve do të hapë formalisht misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të datës 8 Maj 2011 në Shqipëri. Misioni vëzhgues do të mbërrijë në kryeqytet në datat 27-28 mars dhe të martën do të bëhet prezantimi para publikut. Vëzhguesit afatgjatë do të jenë 50 persona dhe ata do të monitorojnë pjesën parazgjedhore në të gjitha aspektet. Në ditën e votimit do të mbërrijnë edhe 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, puna e të cilëve do të prezantohet vetëm tek dita e votimit dhe në varësi të procesit të numërimit të votave. Pas prezantimit publik, misioni vëzhgues do të kryejë takime me aktorët kryesorë të politikë në vend. Amerikani Jonathan Stronestreet, aktualisht është në detyrën e këshilltarit të lartë në qendrën e ODIHR-it në Varshavë.