E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni i SHBA në OSBE përshëndet zgjedhjet parlamentare

Me anë të një deklarate të Carol Fuller, Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përshëndetur qytetarët dhe qeverinë shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. 

VJENË - Shtetet e Bashkuara përshëndetën qytetarët dhe qeverinë shqiptare për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor 2009. Sipas kësaj deklarate meritë kryesore ka Qeveria e Shqipërisë, për progresin e mirëfilltë në shumë fronte në këto zgjedhje. Gjithashtu, falenderimet iu drejtohen edhe qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrjen në numër të madh në votime dhe për zhvillimin paqësor dhe me rregull të zgjedhjeve. “Rezultati i votës përfaqëson qartë vullnetin e popullit shqiptar”, thekson Carol Fuller.
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it vuri re se zgjedhjet demonstruan përmirësime thelbësore në procesin e regjistrimit të zgjedhësve, kornizën ligjore, në votim, numërim e votave dhe gjykimin e ankesave paszgjedhore. Qeveria e Shqipërisë ka bërë një punë të besueshme në zhvillimin e instrumenteve të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dispozitat e Kodit të ri Zgjedhor të miratuar në fund të vitit 2008, patën vlerë në reformimin e procesit zgjedhor. Nxjerrja e listave të zgjedhësve nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile ishte gjithashtu një zhvillim domethënës dhe pozitiv. Përpjekjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të përgatitur dhe administruar zgjedhjet me profesionalizëm dhe transparence, ishin për tu lavdëruar.

Përvec lavdërimeve, me anë të deklaratë së saj Carol Fuller ka vënë në pah edhe problemet e hasura gjate procesit. Kjo për sa i përket njëanshmërisë së medias dhe politizimin e aspekteve të votimit. Politizimi i aspekteve teknike të procesit, përfshirë gjatë procesit të numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit, si dhe shkelje të vëzhguara gjatë fushatës, minuan besimin publik në procesin zgjedhor. “Në përfundim, ne do të donim edhe një herë të përshëndesnim OSBE-në, përfshirë ODIHR-in dhe Asamblenë Parlamentare, mbi një mision tjetër vëzhgimi zgjedhjesh të mirëmenaxhuar.”, thekson Miller.
 (m.a/balkanweb)

.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›