“Berisha, mos e prek votën”Nga Ilir Meta, 28.6.2009Ne kemi një numër të gjerë rastesh, kur në mënyrë të qëllimshme, në kundërshtim me Kodin dhe ligjin, vëzhguesit tanë janë penguar dhe nxjerrë jashtë nga qendrat e votimit dhe njëkohësisht kemi shumë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Berisha, mos e prek votën”Nga Ilir Meta, 28.6.2009Ne kemi një numër të gjerë rastesh, kur në mënyrë të qëllimshme, në kundërshtim me Kodin dhe ligjin, vëzhguesit tanë janë penguar dhe nxjerrë jashtë nga qendrat e votimit dhe njëkohësisht kemi shumë raste, ku atyre, në kundërshtim me Kodin, nuk u është dhënë dokumenti i procesverbaleve. Duke u nisur nga këto raste, të cilat janë gjerësisht të përhapura, që nga Vlora, Elbasani, Shkodra, Tirana, sidomos në disa zona periferike, Kavaja, e kështu me radhë, për të cilat ne kemi informuar edhe vëzhguesit e misionit të OSBE/ODHIR, kemi informuar njëkohësisht edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, unë dua t’i bëj një thirrje Sali Berishës, që mos të masturbohet me Gani Bobin e tij dhe të mos guxojë të prekë edhe një votë të vetme të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të çdo qytetari shqiptar. Zgjedhjet, deri në përfundimin e mbylljes së kutive kanë shkuar mirë, por, në rast se një votë do të preket, unë sot do të jem përpara Sali Berishës me mijëra qytetarë shqiptarë. Gani Bobin e Sali Berishës nuk e llogarit më asnjë qytetar shqiptar. Ajo është një kompani e shitur, pikërisht për të përgatitur një manipulim të rezultateve të zgjedhjeve. I bëj thirrje Partisë Socialiste, që të marrë masat edhe ajo nga ana e saj dhe gjithë forcat e tjera të opozitës që të mbrojnë edhe një votë të vetme, pasi Sali Berisha nuk është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Ai thjesht po përpiqet që me ndihmën e errësirës të ndikojë në rezultatin e votimeve, në mënyrë që ai të vjedhë një mazhorancë të pamerituar. Ne i kemi informuar faktorët ndërkombëtarë, po vazhdojmë punën tonë, i kemi të faktuara, të dokumentuara të gjitha këto raste, dhe besoj se Berisha e kupton shumë mirë mesazhin tim, pasi ky është një mesazh që kërkon të ruajë integritetin e këtyre zgjedhjeve.