Misri serb, lëviz Ministria e Bujqësisë
Alarmi për mbetjen pa treg të 150 mijë kuintalëve misër cilësor, të prodhuar në fushat e Vurgut ka sjellë reagimin e parë të strukturave të larta shtetërore. Dje paradite, përfaqësues dhe të dërguar nga Dikasteri i Bujqësisë kanë dëgjuar drejtpërdrejt pretendimet e kultivuesve të misrit. Rreth 50 fermerë sarandjotë, kultivues të misrit në fushat e Vurgut kanë përcjellë tek ata shqetësimin e tyre të madh për mosmbrojtjen e prodhimit të tyre nga shteti. Fermerët Ismet Gjyli, Luan Balani, Luan Mehmeti, Daut Karafili, Ramiz Xhemali etj., folën të shqetësuar për faktin që misri u ka mbetur në depo dhe për këtë arsye, për të gjithë së bashku, stoku shkon në 150 mijë kuintalë. "Jemi duke falimentuar, thanë qartazi ata, përballë favorizimit të misrit të futur nga jashtë, të tregtarëve serbë të lidhur me kupolën shqiptare". Ata denoncuan faktin që ky misër ka kaluar nëpër linjat e përpunimit në Serbi, ku i është marrë embrioni, vlerat ushqyese, vaji dhe alkooli e megjithëkëtë, e ka pasur të lehtë të shkojë te konsumatorët shqiptarë, për shkak të çmimit që nuk kalon nga 21-22 lekë për kg. "Ky misër e ka pasur të lehtë të kapërcejë doganën e Shkodrës, për shkak të lidhjes me shtetarët shqiptarë, ndërsa nëpër Shqipëri qarkullon me etiketën e misrit të Sarandës, të njohur si prodhim bio", kanë denoncuar fermerët.
Fermeri Ismet Luli tregon se ka të depozituar 5 mijë kuintalë misër të bërë gati për shitje, të futur në një magazinë, për të cilën i duhet të paguajë 500 mijë lekë të vjetra në muaj, që e rëndon më tej humbjen. Edhe në magazinën e Agron Ahmetit, stivat e thasëve të misrit krijonin një mal prej më shumë se një muaji. "Kam sjellë këtu edhe macet e shtëpisë, tha Agroni, për ta ruajtur nga dëmtimi prej minjve". Si Ismeti e Agroni, të gjithë fermerët me misrin stok, e fillojnë ditën e re me stresin se djersa dhe investimi i një viti po u shkojnë dëm.
Në takimin e djeshëm, fermerët ngritën edhe shqetësime të tjera, siç janë mungesa e financimit prej 6 përqindësh nga shteti, si dhe për karburantin që e kanë marrë me 170 lekë litrin, për farën e për plehrat. Ata folën edhe për tapitë e tokave, që nuk i kanë marrë ende. Megjithëse ishte vetë Kryeministri Berisha që ua premtoi kohë më parë këtë.
Kryebashkiaku Edmond Gjoka tha se këta fermerë japin 20 për qind të GDP që jep Bashkia e Sarandës dhe se janë mijëra qytetarë që përfitojnë nga ky biznes. "Këta fermerë, u shpreh Gjoka, janë taksapagues të rregullt, të cilat ua kemi kthyer në kanale ujitës". Enver Ferizaj, këshilltar i ministrit Gjana dhe President i KASH-it, e ka shkarkuar "përgjegjësinë" për bllokimin e misrit të Sarandës te bursa ndërkombëtare. "Në qoftë se nuk do të kishte rënë çmimi në bursën ndërkombëtare, u shpreh ai, nuk do të ishte kjo situatë". Ferizaj ndërkohë pranoi se kanë hyrë 18 mijë tonë misër nga Shkodra dhe 17 mijë tonë nga Porti i Durrësit. "Çdo kilogram që hyn në dogana, monitorohet me kamera survejuese. Edhe referenca është e publikuar, jo si para tre vjetësh", u shpreh Ferizaj. Ai ka dhënë shpresë për kapërcimin e situatës kërcënuese për fermerët sarandjotë, duke parë hapësirat e veprimit të shtetit. Ferizaj ka marrë edhe mostra të misrit të fermerëve të Sarandës me vete, për ta vlerësuar edhe në rrugë laboratorike atë, pasi pohoi që nga kontaktet me tregtarët e misrit është thënë se prodhimi i sivjetshëm i Sarandës nuk është në standard. "Do të shohim deri ku shkon shteti dhe do të japim përgjigje shpejt", u premtoi ai fermerëve sarandjotë, duke i siguruar se qeveria është e prirur të mbrojë prodhimin vendas.