Nje ecje ne Londer, mes dy romaneve
1.
Hajdini, i quajtur Niko, solli omletin me djathë dhish dhe spinaq, që kishte insistuar se duhej ta provoja, ditën kur kësaj jave e mes dy romanësh, do dilja të ecja në Londër. Omleti kishte mbërritur një balancë të vërtetë shijeje, Hajdini i quajtur Niko, menaxher restoranti në hotel, kombinoi mirësjelljen tradicionale patriarkale të Rrethit të Shtimes me përvojën e fituar hoteliere në Londër, duke u vënë në dispozicion, por pa më trazuar me biseda të stërzgjatura dhe dita, që kishte filluar me të ftohtë dimri, ishte më shumë një paralajmërim i stinës që po përgatitet pas vjeshtës, në të dalë një diell vezullues mbi Queensgate. Aq vezullues sa të më mbajë në kërkim të shenjave të lëna anekënd qytetit: katër pemë ullinjsh që një shoqe kishte mbjellë në fëmijërinë e saj e që qenë rritur në kopshtin e pasmë të ish-vilës në Chelsea; rruga e mikut tim të vjetër kosovar, afër shtëpisë së dikurshme të princeshës Diana, mikut tashmë të kthyer në Prishtinë me recetën për supën më të mirë peshku në qytet; librarinë që nuk ishte më në atë lagje e që më detyroi të shkoja në atë dyqindvjeçaren, Hatchard, në Picadilly.
M‘u aty në Picadilly, do të ishin të vlefshme fjalët e njërit prej dy romaneve që e vunë në mes senduiçi këtë shëti në Londër.
"Koha është lum i lindur prej krejt asaj që ndodh, për më tepër është lum vërshues, sepse në momentin kur paraqitet, ndodhia shkon, e pas saj vjen tjetra", citon Mark Aurelin, kryepersonazhi i romanit "Ditari i dimrit të dytë" (SamizdatB92, Beograd) të autorit Sërgjan Valareviç.
2.
Kryepersonazhi i shkrimtarit serb kalon prej një ngjarjeje në tjetrën, pa pothuaj as më të voglin ekzaltim dramatik, në një ditar të një shkrimtari të sëmurë nga polineuropatia, që ia vështirëson të ecurit, në dimrin e vitit 2004-2005. Dimri dhe sëmundja mund të ishin metafora; dimri i një shoqërie, sëmundja e një shoqërie, e kështu me radhë. Por, nuk janë. Sëmundja është teknikë narrative pothuaj dokumentare, nëpërmjet së cilës, me ngadalë, perceptohet Beogradi i atij dimri, që nuk është ndonjë vit historik për t‘u mbajtur mend. Është thjesht një dimër, siç është thjesht natyra e New England ajo që përshkruan Henry David Thoreau, nga i cili inspirohet rrëfimtari i këtij romani. Dhe, ashtu sikur natyra e New England dhe relacioni i individit të lirë me të ndërton kauzën e Thoreau, ashtu edhe Beogradi i Valareviçit, në momentet e sëmundjes së kurrizit të shkrimtarit, rrëfen "gjendjen e kombit" në atë moment.
Pa rrëfim ditor politik.
Sepse, do të thotë rrëfimtari, banaliteti është "varësia nga informata, ta dëgjosh sa më parë, çka bën ai, ato lajme prej minutës në minutë që gllabëron njerëzit, 90 për qind të këtyre i harron brenda ditës, ndërsa jeton në to 100 për qind, e kjo është jeta banale, politika, informata, moda, horoskopi, estrada, ujësjellësi dhe kanalizimi".
3.
Në një dimër tjetër, në një ishull kroat, politikën e sheh ndryshe, Sinisha Mastnjak, kryepersonazh i romanit të tij të parë, dhe të shpërblyer "Prefekti i tetë" (AGM, Zagreb, 2003) i kritikut televiziv dhe shkrimtarit Renato Baretiç. Pas një skandali të vogël, Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë në pushtet, e dërgon Mastnjakun në ishullin Tretiç, ishullin më të largët kroat për të vendosur rendin dhe ligjin demokratik të vendit. Që prej vendosjes së pavarësisë në Kroaci, në këtë ishull banorët e tij, ish-minatorë që flasin një dialekt të çuditshëm të kroatishtes të përzier me italishten (prej nga vjen kontrabanda) dhe australishtes, ku janë shpërngulur shumë banorë të tij, refuzojnë të zgjedhin pushtetin e tyre vendor. Mastnjak ka për detyrë që në këtë ishull ku nuk ka valë të telefonisë celulare, prift kishe e ofiqar martese e vdekje, të krijojë së paku dy parti politike që do të garojnë në zgjedhje, të krijojë Kuvendin komunal së bashku me pushtetin ekzekutiv, e të kthehet nga dënimi për në Zagreb.
Por, prefekti i dërguar nuk arrin gjatë dimrit t‘i krijojë dy partitë (kur arrin të krijojë partinë e dytë, kryetari i saj pranon regjistrimin, me kusht që të lidhë marrëveshje parazgjedhore me partinë e parë), rrjedhimisht as zgjedhjet. Në vend të tyre, njihet me një hajn boshnjak, që mbufatet se ka njoftuar njëkohësisht Bin Ladenin dhe këngëtaren Madonna, një aborixhine australiane që kur paraqitet në ëndrrat e banorëve të ishullit, sjell sëmundje a vdekje; një yll porno që kërkon mashkull me kapacitete më të mëdha fizike dhe një traditë dreke Kërshëndellash me qengja të abortuar nga delet, të cilave u jepet një bar i veçantë për këtë.
Prefekti, dhe këtu për dallim prej romanit të parë, ka metaforë të bollshme, kthehet prapa në Zagreb, jo pse ka arritur të vendosë "rendin demokratik", por për shkak të prishjes së koalicionit qeverisës në nivel qendror. E, njëkohësisht nevojës që ky koalicion sërish t‘i fitojë votat, sepse "vjen koha e privatizimit të ndërmarrjeve publike", ku provizionet e qeveritarëve marrin përmasa marramendëse.
4.
Dy autorët, Valareviç dhe Baretiç, janë të lindur në vitet gjashtëdhjetë, aq sa për të pasur sensin bazik të satirës, e gati edhe të cinizmit, të krijuar nga njëra anë me kulturën e stripit që mbërriti kulmin me "Alan Fordin", të krijuar në Itali e paraqitur në ish-Jugosllavi nëpërmjet Zagrebit, e nga ana tjetër me luftërat e zhbërjes së ish-Jugosllavisë.
Një gjeneratë të cilën rrëfimtari i Valareviçit e përshkruan në një skenë habie të mbesës, kur pyet se a është regjistruar, në të lindur, në kishë.
Jo, thotë shkrimtari. Asokohe na regjistronin vetëm në komunë e në polici. Njëjtë si kur e blen traktorin, që duhet ta regjistrosh në komunë e polici.
Mbesa nuk mund të fshehë habinë e saj të madhe me atë kohë të kaluar.
Shkrimtari pyet: Po, cili është dallimi mes nesh?
Asnjë, thotë mbesa, vetëm se ti je i regjistruar aty ku është regjistruar edhe traktori.