Nje robot per dashurine cel Teatrin e Metropolit
Me e vertete se e verteta nje robot per dashurine premiera e fundit e teatrit te Metropolit cel ne daten 16 shtator edhe sezonin e ri. Shfaqja kthehet pas tri netesh shfaqjesh ne qershor nen regjine e Rozi Kostanit dhe interpretimin e Neritan Licajt Luli Bitrit dhe Lulzim Zeqjes. Nje komedi e shkruar nga autori francez Martial Courcier levrues i mirenjohur i komedise jo vetem ne France por edhe ne Belgjike Itali Spanje etj. na vendos perpara situatave intriguese te nje roboti dhe dy qenieve humane-meshkuj qe tentojne te prekin dashurine. Ku shkojne kufijte e dashurise njerezore A njeh kjo ndjenje limitet e ndjesive apo bota e sotme e shpejte dhe dinamike e ka kthyer ne shtresezim te ngurte te paprekshem dhe te pakuptueshem Dilema e perjetshme e dashurise dhe moskuptimit ne cift vjen ne nje strukture te mirorganizuar nga autori i cili gjen nje personazh te ftohte-robotin Kloe per te zgjidhur dilemat dhe pikepyetjet. Cfare ndodh me nje te vertete te ftohte si roboti i cili eshte programuar per te falur dashurine njerezore Ajo qe i mungon botes sone te kompjuterizuar eshte humbja e komunikimit dhe ndjesise humbja e te vertetes andaj shpesh genjeshtra shtrohet kembekryq ne jetet tona jo rralle edhe nga vetvetja duke na u servirur si e vertete.