E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miti serb për Kosovën dhe realiteti historik i Çamërisë...



Nga Bekim Rexhepi

Nuk mund ta besoi dhe aq, se Kosova për serbët në përgjithësi, nuk ka shkaktuar dhimbje kombëtare. Për vet faktin se gati për një shekull, secili serb është droguar keq me mitin për Kosovën. Miti për Kosovën është ngritur, me mund dhe çmim te pajustifikueshëm. Dhe mbase e gjithë lufta nacionaliste serbe, është bërë më qëllim për të futur territorin e Kosovës nën juridiksionin politik e shtetëror të Serbisë. Ky qëllim serb gjithnjë në vete ka mbartur rreziqe edhe për vet Serbin. Ndofta, sikur Serbia të mos qepëruakej me kaq zell për Kosovën do te ishte më ndryshe, si shtet. Padyshim se më ndryshe, do të dukej Serbia e sotme dhe vet serbet. Ne botë do të kishin një imazh më të mirë dhe serbet turpshëm nuk do të justifikoheshin, herë si kroat e herë si boshnjak, kur pyeten nga të tjerët se çfarë janë.
Kur shtrohet në analiza, çështja e mitit serb për Kosovën, nuk mund të mos e marrim edhe një sy nga ato pak piktura imagjinuese, dhe të ngjashme nga versionin i parë i pikturës, qe paraqet një “marshim luftëtarësh” aleat, serb e shqiptar (po e themi kështu sepse piktori i panjohur kështu e plasoi ne plan te parë, më shumë serbe dhe më pak shqiptar). Në fakt kjo pikturë që e shtjellon disi “betejën e Kosovës”, nuk është për tu veçuar si një betejë madhështore sepse beteja të tilla të ngjashme, e edhe më me nam kundër pushtimit turk pati gjithandej (Kosovës) Shqipërisë.
Si një krijues në fushë e artit të pikturës, (unë) këtë pikturë qe identifikohet si “një pikturë e historisë serbe”, e kam kuptuar dhe lexuar ndryshe nga shpjegimi konstant i gjithë serbfobisë. Ndryshe për mua lexohet kjo pikturë, që s’më bëhet dot e kapshme, simbolika e paraqitur në të, si një “marsh luftëtarësh”. Sepse kurrkund, në luftë nuk ka marshuar elita religjioze përkrah luftëtarëve. Pra në këtë pikturë vërtetë dele e kundërta, se: ajo turmë me fytyra të shqetësuara, te lodhura, nuk po marshonte drejtë një beteje lufte të përgjakshme, por se vërtetë po dezerton nga një betejë fare e humbur lufte.
Sido çoftë e vërteta e kësaj pikture!. Ne duhet ta pranojmë se për kaq kohë, kjo pikturë ka ndihmuar pjesën nacionaliste dhe njëkohësisht ka ngjallur hegjemonin serbe, kundrejt nesh. Nacionalistët dhe hegjemonia serbe, “betejën e Kosovës” e shfrytëzoi për propagandë kundër shqiptarëve dhe ambicie territoriale. Propaganda serbe “betejën e Kosovës”, e përdori në kohë si një shërbesë te mundshme që justifikon realitet historik, të kaluarës serbe. Lidhja serbe me kishat shqiptare, u bë sepse shqiptaret i braktisën ato (pavetëdijshëm apo nga agjent rus që shërbenin si hoxhallarë në Kosovë). Kisha shqiptare e humbën trajtimin dhe respektin me kohën, sepse pushtimi turk e bëri ndryshimin bizar. Braktisja e kishave shqiptare ndodhi me një fanatizëm të udhëhequr ideologjik, madje edhe antikombëtar. Që nga miti për “betejën e Kosovës” mekanizmi serbe, ka lëvizur kundër shqiptarëve dhe kundrejt një Kosove shqiptare.
Makineria hegjemoniste serbe e ka vështirësuar dhe e ka përulur në masë, jo të padukshme te drejtën e shqiptarëve, për tu afirmuar në vendin e vet me te kaluarën e tij historike. Tendenca serbe qe e tillë, qe shqiptarët më në fund disi ta pranojnë se; historia e tyre qe improvizim i pjesshëm i të vërtetës.
Por, akoma shqiptarët në Kosovë nuk e kanë forcuar sa duhet argumentin e tyre historik sa i përket Kosovës. Ish-presidenti I. Rugova, me mjaftë vonesë nxori flamurin pro argumentit historik të Kosovës. Siç na e percepton historia jonë, territori i Kosovës së sotme, dikur në historinë e vet të lashtë qe i banueshëm nga fisi i lashtë i Dardanëve. Dardanet e djeshëm sot quhen ndryshe, madje edhe me një emër falsë, që ka një emërim, madje të përhapur goje sipas një kuptim serb.
Më sa kam arritur të kuptoi, Historia nuk i bën te pandershëm popujt. Por, popujt mund të justifikojnë realitetin e vet historik, sipas interesave të ngushta te tyre.
Me realitetin historik dhe politik qe ka prodhuar populli shumicë i Kosovës, nuk mund të ndihemi mirë, nuk mund ta pranojmë aq lehtë, se si paskemi qenë kaq te pandershëm me historinë tonë. Me keq ardhje apo pa të duhet ta themi, madje hapur se nuk prodhuam produktin më të mirë të saj. Do të doja të mos isha kaq i ashpër, por kjo ashpërsi nuk me le të qetë, për aq kohë sa ky prodhim (për Kosovën) më duket absurd i përshtatshëm.
Çamëria kurrë nuk ishte një prodhim miti, ashtu siç qe “Kosova”, në mitin serbë. Çamëria në historinë e vet e mbijetoi një realitet. Por, a qe ky realitet aq i dashur në shërbim të interesave të tyre?
Grekët dhe shteti i tyre u vënë në ndjekje, u vënë në shkatërrim të brendshëm, qe nga dita e dhimbshme, kur Çamëria mbet pjesë e pazarit politik. Ky pazar i padrejtë politik, po nuk u zhvleftësua nga aktorët e ndikimeve sotme, do të krijoj padrejtësi të tjera, të dëmshme qe mund të rrekun kudo e ku horizontin tonë, po kaq pafalshëm sa qe fati keq i shqiptarëve çam. Nuk i shkon gjatë, Greqisë më loja e hiles, e mashtrimit historik. Çamëria arriti të mbijetoi agresionin grek, ky agresion tani duhet të shënoi vijën e kuqe përfundimisht.
700 000 shqiptarë qe duhet të mbrohen, nga padrejtësia greke, nga shovinizmi grek. Nuk mund të jetë ky një zë qe t’gërhas sepse shqiptaret e Çamërisë nuk janë jetimët e botës së civilizuar dhe të lirë.
Duhet pranuar se nuk na shërbeu nacionalizmi ynë për tu treguar të ndërgjegjshëm për dhuntinë e realitetit historikë, karshi shtrirjes sonë gjeografike. Ndofta pafuqia jonë shtetërore apo përditshmëria e palodhshme, na mënjanojë nga te çendurit më nacionalist, së fundi për atë qe na takonte si hise.
Nuk u shërbyem nga x-mitet e mundshme për të provuar se paku diçka, dhe këtë nuk mund ta marrë, sidomos të vlerës sepse derisa të tjerët provuan dhe provat e tyre për të kënaqur interesat e tyre nuk u dolën dhe aq kot.
Çamëria duhet kthyer në vëmendjen e secilit qytetar të lirë, të ndershëm të kësaj bote. Shqiptaret e lirë kudo ku janë, e kanë obligim me u ndje më të prekshëm për fatin e Çamërisë.

9 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›