INSTAT-i: “Çmimet e larta rritën inflacionin në 4.6 për qind”
Inflacioni kapërcen dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë. Arsyeja, çmimet e larta të energjisë dhe produkteve ushqimore
Ervin Koçi
Instituti i Statistikave ka njoftuar dje rritjen më të fundit të inflacionit në Shqipëri me 1.9 për qind më shumë se në muajin mars të vitit të kaluar. Gjatë një publikimi të INSTAT-it mësohet se rritja e çmimit të energjisë dhe çmimi i lartë i produkteve ushqimore kanë sjellë edhe këtë rritje të inflacionit, e cila është tej objektivave të Bankës Shqiptare. Rritja e inflacionit në masën 4.6 për qind tejkalon kështu çdo objektiv të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për ta mbajtur atë nën kontroll dhe deri në nivelin e 3.1 për qind. Gjithashtu kjo masë tejkalon dhe rekomandimet e organizmave ndërkombëtare financiare si FMN-ë apo Banka Botërore, të cilat i kanë kërkuar qeverisë që të marrë masat e duhura për të mos lejuar rritjen e inflacionit deri në masën 4 për qind. Por njoftimi zyrtar i Institutit të Statistikave, u ka vënë kapakun të gjitha pretendimeve të mësipërme, pasi inflacioni e ka kaluar dhe kufirin maksimal prej 4 përqindësh. Sipas INSTAT-it, arsyet që kanë stimuluar këtë inflacion të lartë janë shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimit të energjisë elektrike që ka hyrë në fuqi nga data 1 mars 2008. Presion në rritjen e inflacionit ka shkaktuar edhe rritja e çmimit të karburanteve, kryesisht naftës, si dhe shtrenjtësimi i produkteve ushqimore. INSTAT-i deklaron se pas këtyre të dhënave në Shqipëri është rritur kostoja e jetesës.
Artikujt e konsumit
Konsumatorët vazhdojnë të përballen me çmimet e shtrenjta të produkteve ushqimore dhe veçanërisht frutave, perimeve dhe artikujve ushqimorë bazë. Aktualisht në tregje ka pothuajse vetëm mallra importi, të cilat në mungesë të prodhimit vendas favorizojnë çmime të larta. Qytetarët shprehen të pakënaqur për shtrenjtimin e artikujve ushqimorë, të cilët kanë shkaktuar rritje të kostos së jetesës në vend. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka nisur që në gusht të vitit të kaluar. Kjo ecuri u ndikua pjesërisht nga bursat ndërkombëtare, në të cilat u rritën çmimet e drithërave dhe lëndëve të para, por edhe nga faktorët e brendshëm, si thatësira, e cila ndikoi në uljen e ndjeshme të prodhimit vendas.
Lëndët djegëse
Gjatë kësaj jave çmimi i naftës ka pësuar rënie në tregjet financiare ndërkombëtare, por rënia e çmimit në tregun ndërkombëtar nuk është reflektuar në vendin tonë. Në bursa ari i zi ka arritur kuotën e 101.1 dollarëve për fuçi nga 107 dollarëve që ishte një javë më parë. Nga ana tjetër, në pikat e karburanteve në vend, nafta D2 vazhdon të shitet me 144 lekë për litër, nafta e cilësisë së parë e njohur ndryshe si “Eurodizel” me 148 lekë për litër dhe po kaq edhe benzina. Importuesit e karburanteve deklarojnë se rënia e çmimit nuk është pasqyruar ende, pasi ata kanë rezerva me çmimin e mëparshëm. Sipas tyre, do të duhet kohë përpara se çmimi i naftës dhe benzinës të pësojë rënien tjetër. Por ky argument rrëzohet po të bazohemi tek eksperienca e deritanishme e luhatjeve të çmimit në tregun tonë, të cilat kanë qenë të njëanshme. Sa herë që çmimi i arit të zi është rritur në bursa, brenda pak ditësh kjo është reflektuar tek ne. Ndërkohë që kur çmimi i naftës në tregjet financiare ndërkombëtare bie, në vendin tonë nuk ndryshon. Drejtuesit e METE-s shprehen se nuk mund të ndërhyjnë për të mbrojtur konsumatorët, pasi tregu i karburanteve është i liberalizuar dhe çmimet vendosen nga kompanitë në bazë të kërkesë-ofertës.
9 Prill 2008