E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurrenca e lirë, marrëveshje mes Dhomës së Tregtisë dhe AK-së



Autoriteti i Konkurrencës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizuan një seminar me temë "Për një treg më konkurrues", ku drejtues dhe specialistë të këtij Autoriteti, shpjeguan ligjin "Për konkurrencën", strukturat, rolin dhe funksionin e këtij organizimi. Mes dy institucioneve u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi nga të dy kryetarët e tyre, Prof. Gjokë Uldedaj dhe kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo. Në bazë të marrëveshjes, të dy palët ranë dakord, që të bashkëpunojnë për rritjen e konkurrencës së lirë dhe efektive, si dhe dhënien e mendimeve në rastet e kufizimit, ndërhyrjes dhe deformimit të konkurrencës në treg. Gjithashtu, institucionet ranë dakord që të shkëmbejnë informacione dhe të dhëna të tjera të nevojshme në përmbushje të detyrimeve ligjore reciproke. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Prof. Gjokë Uldedaj, theksoi nevojën e vënies në zbatim të akteve ligjore, për një treg të lirë mbi bazën e një konkurrence të ndershme. Sipas sondazheve të bëra nga Departamenti i Grupeve të Biznesit, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ka rezultuar se Ligji i Konkurrencës dhe Institucioni i Autoritetit të Konkurrencës njihen pak nga biznesi vendas.

9 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›