E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana: “Siguria ushqimore dhe standardet, detyrim për prodhuesit”



“Problemet e sigurisë ushqimore, plotësimi dhe arritja e standardeve të sigurisë janë detyrat më të rëndësishme dhe më themelore për të gjithë ne”, - u shpreh dje ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana. Ministri Gjana i bëri këto deklarime gjatë një takimi dje me drejtues të Drejtorive të Bujqësisë rajonale dhe të Drejtorive në MBUMK, rritjen e përgjegjësisë për sigurinë dhe standardet e prodhimeve ushqimore dhe imputet bujqësore, në tregjet e vendit. Duke u ndalur në stadin që ndodhet Shqipëria, kur edhe pak vende kanë për të nënshkruar MSA-në me vendin tonë, Gjana tha se, "problemet e zhvillimit të bujqësisë dhe sidomos ato të standardeve cilësore të ushqimit, sipas parametrave të BE-së, do të jenë prioritete të këtij dikasteri”.

9 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›