Erdogan takon Ramën, i uron suksese për zgjedhjet
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, është takuar pasditen e djeshme edhe me kreun e Partisë Socialiste, njëherazi kreun e Bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama. Takimi është zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. Kryeministri turk, ndërsa i ka uruar Ramës suksese në zgjedhjet e së dielës, ka vlerësuar zhvillimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar. “Tirana po zhvillohet dita-ditës“, - është shprehur kreu i qeverisë turke. Kryebashkiaku Rama i ka dhuruar, në shenjë miqësie, kryeministrit turk “Çelësin e Tiranës”.
26 Qershor 2009