Mitingu i Tiranës, superorganizim në rrethe
Njerëz nga çdo fshat i Shqipërisë kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar dje në drejtim të Tiranës, ku me manifestimin për përkujtimin e 8 dhjetorit 1990 duhet t‘i jepej një "mësim" opozitës.
Tren falas nga Durrësi
Transport publik falas për ata që festuan në sheshin "Skënderbej" 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Autobusë të nisur nga Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe Stacioni i Trenit, si dhe një tren i vënë në dispozicion të kësaj ngjarjeje kanë transportuar qindra të rinj dhe mosha të ndryshme nga Durrësi drejt Tiranës, duke nisur nga ora 13:00. Dega lokale e PD-së kishte vënë njoftime të shumta për orarin dhe vendin e nisjes së autobusëve në drejtim të Tiranës në ambientet e godinës së saj, ku ndodhet dhe dega rajonale e Tatim-Taksave. Hekurudha Shqiptare ka vënë në dispozicion të atyre që ndoqën aktivitetin festiv një tren me shtatë vagonë që tërhiqeshin nga dy lokomotiva. Transporti është bërë falas, duke dëshmuar se mjetet e transportit hekurudhor janë shfrytëzuar për qëllime partiake. Vagonët kanë qenë të mbushur plot e për plot me simpatizantë, kryesisht të moshave të reja. Po ashtu dhe autobusët. Ndërkaq në Durrës nuk ka pasur ndërprerje të procesit mësimor në shkollat e mesme të qytetit, ku gjithçka ka vijuar normalisht nga një vëzhgim i bërë.
Ankesa në Fier e Lushnjë
Deputeti i zgjedhur i PS-së, Fatos Tushe, ka akuzuar PD-në e Lushnjës për presion ndaj administratës, me qëllim pjesëmarrjeje në mitingun e 8 dhjetorit. Deputeti tha se drejtorët e ndërmarrjeve vartëse të qeverisë kanë shkuar deri aty sa i kanë thënë administratës se do të humbasin vendin e punës, nëse nuk shkojnë familjarisht në mitingun e së martës. Përplasje të tilla politike janë shënuar edhe në Fier, Ballsh, Patos e Roskovec. Dhjetëra autobusë të vënë në dispozicion të lëvizjes së pjesëmarrësve të mitingut kanë pushtuar rrugët e tre rretheve kryesore. Në orën 11:00, përveç institucioneve janë mbyllur edhe shkollat, pasi mësuesit janë "thirrur" për miting. Po ashtu, në mitingun e djeshëm në Tiranë, kanë marrë pjesë edhe nxënës.
Boshatisen zyrat në Sarandë
Saranda dhe Delvina kanë qenë të pranishme nga qindra njerëz, të organizuar nga dega e PD në festimet e 8 dhjetorit. Nga rruga mbi shëtitoren e Sarandës, janë nisur të paktën gjashtë autobusë, përveç disa dhjetëra veturave private. Ndërkaq socialistët i kanë qëndruar larg kësaj feste. Rajmonda Gjoni, kryetare e degës së PS në Sarandë, tha se ka pasur raste ekstreme, kur punonjës buxhetorë janë detyruar dhe kërcënuar me humbjen e vendit të punës, nëse nuk shkonin në mitingun e 8 dhjetorit në Tiranë. "Një mësuese me fëmijë 15 muajsh ka qenë e shtrënguar të sakrifikojë shumë për të qenë në mitingun e Tiranës", u shpreh dje zonja Gjoni. Në nënprefekturë dhe Bashkinë e Sarandës, dje kishte zyra me punonjës të reduktuar, por jo të mbyllura.
Mbyllen shkollat e Elbasanit
Pothuajse të gjitha shkollat e zonave fshatare të Prefekturës së Elbasanit dje nuk kanë zhvilluar mësim. Mësuesit janë paraqitur në mëngjes në shkolla, por pas pak minutash janë kthyer me autobusët që kryejnë transportin e tyre, jo drejt banesave, por drejt autostradës së Durrësit për të kapur mitingun e PD-së. Ndërkohë, disa drejtues shkollash, që nuk pranojnë të identifikohen, kanë sqaruar se një ditë më parë në shkollat e drejtuara prej tyre ka ardhur nga Drejtoria Rajonale e Arsimit formulari me emrat e mësuesve përkatës të çdo shkolle, që në një farë mënyre ka qenë i detyruar për t‘u firmosur.