Mitmarrja, ndalohen 3 policë, një largohet
08/10/2009 Urdhër arrestet nga SHKB-ja, shuam ankesa nga drejtuesit e mjeteve për këta policë rrugorë
TEPELENË - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) pranë Drejtorisë së Policisë së qarkut të Gjirokastrës ka prangosur në orët e para të pasdites së mërkurë tre punonjës të qarkullimit rrugorë të komisariatit të policisë së Tepelenës me akuzën penale “korrupsion pasiv në bashkëpunim”, ndërkohë një tjetër punonjës policie është shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës, pohuan për gazetën “Metropol”, se “Erion Z., Fatos H. dhe Adrian M. janë ndaluar rreth orës 14.00 të ditës së djeshme, pas një hetimi disamujor që ka ndërmarrë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërsa Mustafa SH., disa minuta përpara se të ndalohej është larguar në drejtim të paditur dhe për këtë arsye ai është shpallur në kërkim”.
Arrestimi
“Ndalimi i katër punonjësve të policisë është bërë me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës, pasi Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i kishte paraqitur trupit gjykues të gjitha provat materiale që implikojnë punonjësit e qarkullimit rrugor”, shprehen burimet zyrtare, duke nënvizuar se “shkak për fillimin e hetimeve janë bërë ankesat e shumta të mjaft drejtuesve të mjeteve të qarkullimit, të cilët në mënyrë të padrejtë paguanin nën dorë për të shmangur gjoba të larta”. Po të njëjtat burime, saktësuan se tre nga katër punonjësit e Policisë Rrugore janë shoqëruar në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Tepelenë në momentin ku ata po lënin turnin.
Zanafilla
Në emër të ligjit dhe të respektimit të rregullave të Kodit Rrugor, katër punonjësit e Policisë së Qarkullimit të komisariatit të Tepelenës ishin punësuar për të disiplinuar trafikun e rënduar, sidomos në segmentin rrugor Ujë i Ftohtë-Ballsh, me gjatësi rreth 70 kilometra. Duke ju referuar burime konfidenciale nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës, hetimet kanë filluar katër muaj më parë, pas denoncimit të kryer nga një emigrantë shqiptarë që prej vitesh jetonte dhe punonte në Greqi. “Në fillim menduam se mos kishim të bënin me një keqkuptim, por gjatë hetimeve është vërtetuar se katër punonjësit e qarkullimit kishin dalë në rrugë jo për të kryer detyrën, por për të zbrazur xhepat e drejtuesve të mjeteve motorike”, shprehet një zyrtar i lartë i policisë lokale.
Sipas tij, vendi ku policët operonin ishte në afërsi të Urës së Leklit, 3 km larg kufirit administrativ mes Tepelenës dhe Gjirokastrës. “Në këtë segment rrugorë, ku trafiku ishte tepër i lartë ata në mënyrë të qëllimshme vendosnin gjoba të larta me justifikimin e tejkalimit të shpejtësisë dhe më pas ata i “falnin”, duke marrë nën dorë të ryshfete”, shprehet i njëjti burim. Ky është rasti i parë gjatë dhjetë viteve të fundit në jug të vendit, që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë së qarkut Gjirokastër ndalojnë në flagrancë punonjës Policie të Qarkullimit Rrugor.