E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshket toka në Kodër Rrogozhinë, dëmtohen 7 banesa

KAVAJE-Rëshqitja e tokës në Kodër Rrogozhinë të Kavajës duke shkaktuar dëmtimin e 5 banesave dhe shkatërrimin total të 2 prej tyre. Mëoshet se nuk ka persona të plagosur. Nënprefekti i Kavajës, Galip Ramadhi bëri të ditur për TVNews24 se në Kodër Rrogozhinë, pikërisht në lagjen Gjuzë, mbrëmjen e kaluar ka patur rrëshqitje të mëdha dherash. “Jemi sinjalizuar mbrëmë se toka në lagjen Gjuzë ka rrëshqitur për rreth 20 metra gjerësi duke marrë para banesat. Si pasojë 2 banesa janë shkatërruar poshtuaj totalsiht. Gjithsej janë 7 banesa të dëmtuara”, tha Ramadhi për TVNews24. Nënprefekti siguron se bëhet fjalë për banesa të vjetra dhe jo për ndërtime të reja. “Bëhet fjalë për banesa të vjetra jo për ndërtime të reja. Në këtë lagje nuk ka asnjë ndërtim të ri”. Nga të njëjtat burime mësohet se 35 banorë kanë mbetur në qiell të hapur pas rrëshkitjes së tokës. Ramadhi theksoi se një grup studiuessiht po studiojnë tokën dhe rrëshkitjet, dhe më pas do të bëhet sistemimji i banorëve. “Mbas vlerësimit që do ti bëhet tokës, në rast se zona paraqet rrëshqitje dhe ka rrezik për banimin aty, atehere do të sistemohen banoret diku tjetër”. Nga ngjarja e mbrëmshme nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm ankth dhe frikë. Banorët tani shprehen të shqetësuar për fatin e tyre. Rrëshqitjet e tokës janë të njohura për zonën e Kavajës. Pak muaj më parë në periferi të qytetit pati rrëshkitje të mëdah duke shkaktuar shëmbjen e disa shtëpive disa katëshe dhe rrezik për banorët.(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›