E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitropolia: Të na kthehet oborri i shkollës

• KORÇE-Fjalën e fundit dhe vendimtaren për zgjidhjen e problemit, shumë të diskutuar ditët e fundit rreth zbulimit të eshtrave në themelete shtesës së një shkolle 9–vjeçare në Korçë, duket se po e thotë mitropoliti i Korçës hirësia e tij, Johan Pelushi. Me të drejtat që i jep ligji dhe me kërkesën për mirëkuptim ai ka kërkuar respektimin e historisë së ortodoksi-së, duke u shprehur pro një zgjidhjeje që do të kënaqë palët. Në një intervistë mes të tjerash ai ka shprehur qëndrimin e tij për zgjidhjen e problemit. Dje keni pasur një takim me kryetarin e bashkisë, ku kini diskutuar rreth zgjidhjes së problemit që ka lindur me ish- varrezat afër Kishës së Mitropolisë. Arritët në ndonjë konkluzion? Mitropolia e Korçës mbështet çdo zgjidhje të problemit që ka lindur dhe që është i pranueshëm nga palët. Nëse kisha është pronare mbi truallin ku po ndërtohet shtesa e shkollës, asaj duhet t’i kthehet kjo pronë. Ashtu si kisha respekton të drejtat e të tjerëve, edhe të tjerët janë të detyruar të respektojnë të drejtat e saj. Dhe në rastin konkret të drejtat e ortodoksisë i mbrojnë edhe ligjet e shtetit. Ne në atë truall kemi varret e të parëve tanë, të cilat jo vetëm nga ne, por edhe nga i gjithë komuniteti respektohen dhe nderohen. Drejtues të bashkisë janë shprehur, se nuk do të kthehet ish-varreza e zbuluar. Si do të zgjidhet ky konflikt? Nuk më pëlqen fjala konflikt, nuk ka konflikt mes bashkisë dhe Mitropolisë së Korçës. Do ta quaja një problem që me mirëkuptim duhet të zgjidhet, e është i mundur të zgjidhet. Në mes të varreve në fjalë ndodhen edhe themelet e ish-Kishës së Shën Harallambit, e cila është rrafshuar në kohën e regjimit të Zogut. Ajo përbën një vlerë shumë të hershme arkeologjike, historike dhe kulturore, ajo dëshmon edhe për historinë e ortodoksisë. Sipas dokumenteve që ka Mitropo-lia, kisha e Shën Harallambit daton se është ndërtuar para pushtimit osman të vendit, pra rreth 7 shekuj më parë. Kuptohet që vlerat e saj janë shumë të mëdha. Konkretisht, çfarë kërkon Mitropolia e Korçës? Të respektohet prona e kishës, të respektohet historia e komunitetit ortod-oks, të gjendet mundësia e ndërtimit të shkollës në një vend tjetër. Theksoj se si shkolla dhe kisha janë institucione publike dhe i shërbejnë të njëjtit komunitet. Këtij komuniteti i duhen edhe kisha edhe shkolla, pushteti duhet t’i zgjidhë këto kërkesa. Nëse trualli në fjalë do t’i kthehej  kishës, çfarë do të bëhej me të? Së pari, do të krijoheshin kushte që ne të kryenim gërmime të theme-leve të ki-shës së vjetër dhe të studionim historinë e vjetër të besimit ortodoks. Mandej, me eshtrat mund të ndërtohej një varr monumental dhe mbi themelet e kishës të rindërtohej sërish  ajo. Eshtë ky një mendim i çastit, mendimi do të avancojë dhe idetë më të reja mund të jenë edhe më të vlefshme.                                      j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›