Shembja e pallatit, inxhinieri i pafajshëm
Gjirokastër- Prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar çështjen ndaj njërit prej 8 të arrestuarve për shembjen e pallatit në 9 nëntor. Pas mbërritjes në organin e akuzës të studimit gjeologo inxhinierik dhe rishqyrtimit të provave është arritur në konkluzionin se inxhinieri gjeolog Thanas Llahana ishte i pafajshëm. Sot ai është rikthyer në punë pranë drejtorisë rajonale të gjeologjisë.
Llahana kishte kryer studimin gjeologjik për ndërtesën e re që do të ngrohej për qendrën tregtare dhe akuza që rëndonte mbi të ishte ajo e shkeljes së rregullave në punë.
Për këtë ngjarje, ku humbën jetë tre shtetase dhe mbetën të pastrehë shumë njerëz u arrestuan 8 persona. Prej tyre, 7 vetë janë në burg, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.