E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetërimi pers edhe në Durrrës



Me nismë të Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” u shfaq në kinemanë “Tinka Kurti” në plazhin e Durrësit dokumentari historik "Shtatë pamjet e Iranit" me regji të Farokh Rezaijan. Ky dokumentar pasqyronte qytetërimin dhe kulturën e Iranit në shtatë periudha kohore, pra që nga shfaqjet e para të Qytetërimit Pers e deri në përfundim të periudhës së Dinastisë Safavide. Rreth 70 dijetarë, ekspertë të famshëm nga gjithë bota, përfshi profesorë të universiteteve të Neë Yorkut e Harvardit (USA), Kembrixhit (Britani e Madhe), Parisit dhe Romës, janë ftuar nga një kompani e njohur kanadeze e specializuar për filmat dokumentarë për të rindërtuar dhe komentuar një nga themelet e qytetërimit botëror, historinë gati 7 mijëvjeçare të persëve, Iranit të sotëm. Filmi dokumenatar “Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi”, realizim i “Sunrise Visual Innovations Ltd.”(Kanada), falë bashkëpunimit mes fondacionit “Saadi Shirazi” dhe kinema “Imperial” u shfaq edhe për publikun shqiptar në një nga sallat e hotel “Sheraton”, Tiranë. Ky film është vlerësuar nga kritika botërore si një nga dokumentarët më cilësorë për antikitetin lindor. Në filmin dokumentar “Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi” rindërtohen për herë të parë shumë aspekte të qytetërimit mahnitës të Iranit, duke përfshirë qytete antike të harruar dhe monumente të shkatërruar. Ky film përbëhet nga shtatë pjesë, duke paraqitur shtresa rikonstruksioni shumëngjyrëshe dhe të ndërlikuara, të mbivendosura mbi rrënojat aktuale arkitekturore të shumë qyteteve të rëndësishme e me famë botërore dhe monumenteve në Iran, të ngritura nga 4000 vjet para Krishtit, deri në shekullin e XVII, pas Krishtit.

Ajo që është përpjekur të bëhet këtu, është demonstrimi i gjallërisë së një kulture dhe dinamizmi i një qytetërimi, eksplorimi i një rajoni që zë një vend të rëndësishëm në historinë arkitekturore dhe atë të artit, po ashtu në fushën e estetikës dhe mendimit, një vend që s’është njohur gjithmonë plotësisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›