Mozaiku nuk do të “digjet”!
Mozaiku i famshëm ndërtuar në kohën e regjimit komunist, që ndodhet prej vitit ’86 në ballë të Muzeut Historik Kombëtar nuk do të hiqet. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë dje drejtori i Muzeut Kasem Bicoku, pas mbledhjes së këshillit shkencor të mbajtur pak kohë më parë. Mbyllen kështu gjithë debatet, dhe dilemat më të mundshme që ndoshta do të shoqëronte gjatë këtë institucion, dhe veprën e skalitur në ballë të saj si frymëzim soc-realist.

Bicoku ka arritur në këtë përfundim duke argumentuar se Muzeu është një ndërtesë dhe cështja e mozaiku të tij nuk është një problem shkencor që ka të bëjë me përmbajtjen e muzeut.
Të gjitha diskutimet mediatike drejtori i Muzeut i ka cilësuar politike, dhe krejt të panevojshme. Godina e Muzeut thjesht shihet si një ndërtesë e periudhës së komunizimit, që ka një datim historic. “Debati që është bërë për mua ka qenë krejt i panevojshme sepse nuk ndryshohen fasadat e muzeve pavarësisht se është një muze ideologjik, por edhe ndërtesa po ta shikosh është një lloj bunkeri”, shprehet Bicaku.
Ndërsa drejtori i muzeut thotë se ndërhyrja në fasadën e kësaj godine do të ishte një diskutim më normal, për t’ju nënshtruar një ristrukturimi tjetër më tërësor.
Shembulli që I referohet Bicoku është fasada e 15- katëshit, që ka ndryshuar formën e fasadës. Në këtë konteskt historiani e sheh thjesht një cështje që I mbetet asaj historie kur është krijuar si vepër arti, pa vënë në diskutim vlerat estetike, qëndrimin ideologjik apo ndonjë debat të natyrës shkencore që sipas tij do të ishte e panevojshme në rastin konkret.
“A mund të ndryshojë fasada? Kjo është tjetër gjë. Në qoftë se vë në plan për të ndryshuara fasadat e ndërtesave që janë ndërtuar në kohën e komunizmit duhet të bëhen përshtatje por në kushtet e një ristrukturimi të një ambienti tërësor siç është zbatuar p.sh edhe me pesëmbëdhjetë katshin dhe kështu është zbukuruar”. Me këtë vendim të këshillit shkencor të Muzeut Historik Kombëtar, rrëzohet dhe debati mbi rënien apo jo të mozaikut, duke lehtësuar kështu qoftë ithtarët nostalgjikë të komunizmit, si dhe duke ironizuar veten me një dëshmi historike krejtësisht të ngurtësuar për nga vlerat shpirtërore. Le të shihet si rrymë moderne mozaiku, një pop-art – një rrymë kurioze që po cmend koleksionistët në perëndim.
Suela Furriku