Mitrovica është çelësi
Komandanti i KFOR’it, Markus Bentler konsideron se zgjidhja e problemit të Mitrovicës është çelës i shumë problemeve në Kosovë.
Kjo deklaratë e Bentlerit është bërë të shtunën gjatë një vizite që i ka bërë Mitrovicës, së bashku Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Bashkuara të NATO-s për Europën, admiralin James Stavridis.
“Mitrovica është çelësi i çështjeve kryesore në Kosovë. KFOR’i është i paanshëm dhe neutral dhe ai nuk do të implikohet në çështjet politike", citohet Bentler, në një komunikatë të KFOR’it.
Aty thuhet se zyrtarët e KFOR’it kanë shkuar në Mitrovicë me helikopterë dhe janë njoftuar me gjendjen reale në qytetin e ndarë.
"Qëllimi i kësaj vizite të shkurtër, por ekskluzive ishte që t’i prezantohet admiralit realiteti në zonën e përgjegjësisë së Batlle Group Veri", thuhet në një komunikatë shtypi, të lëshuar nga press-qendra e kësaj force.
Veç kësaj, zyrtarët e KFOR’it kanë marrë pjesë në ushtrimet e ushtarëve dhe gatishmërinë e tyre për ndërhyrje të shpejtë në rast se kërkohet një gjë e tillë.