Vidhen 90 mijë euro në një shtëpi
Një vjedhje në shuma të mëdha ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Patos. Mësohet se 50-vjeçari Avni Velçani ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur nga banesa shumën e 90 mijë eurove, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve. Sipas policisë, vjedhja mund të ketë ndodhur nga persona të afërt me Velçanin. Ai ka deklaruar në polici se monedhat e huaja ia kishin dërguar vajzat nga Greqia dhe ai i kishte tërhequr nga banka vetëm dy ditë më parë. Sipas burimeve policore, vjedhja ka ndodhur pa dëmtuar shtëpinë dhe dyshohet se autorë të mundshëm janë persona që kishin dijeni për shumën e parave.