E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden 150 kg hashash pa zot

Dje, në orët e pasdites, Policia e Vlorës ka gjetur të braktisura tri çanta të zeza, secila me nga 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Ka qenë një informacion i marrë në rrugë operative, që ka vënë në kërkim uniformat blu të qytetit bregdetar. Pas kërkimeve ata kanë mundur të sekuestrojnë 150 kilogramët e marijuanës, që gjendeshin pranë kishës së Dhrahles, në afërsi të bregut të detit në Dhërmi. Mendohet se lënda narkotike ka pasur për destinacion Greqinë, por ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar për në polici disa persona, por polica ende nuk i ka emrat e trafikantëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›