E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice, nis ndërtimi i 50 shtëpive për romët

TIRANE- Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, i shoqëruar edhe nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, sot do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtëpive në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.
Në ceremoninë e fillimit zyrtar të ndërtimit të shtëpive për 50 familjet më të rrezikuara do te jene dhe zyrtarë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë. Aktualisht 50 familjet janë të vendosura në në dy kampe.

Projekti është pjesë e programit ekonomiko-social të financuar nga USAID-i.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›