E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e D’Elia në celjen e ekspozitës me veprat e piktorëve të mëdhenj

TIRANë- Të paktën 71 piktura nga piktorët më të mëdhenj botërorë si Pablo Picaso, Shagall, Antonio van Dike, Andy ëorhool, Morandi, Luca Girodano, u paraqitën sot me disa nga kryeveprat e tyre në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në kuadër të eventeve "Italia -Shqipëria 2010, dy popuj një det një miqësi". Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në këtë aktivitet e cilësoi këtë ekspozitë si një ngjarje të madhe për jetën kulturore të kryeqytetit dhe të vendit tonë duke e cilësuar këtë aktivitet si një iniciativë që afron më shumë dy popujt dhe kulturat tona".
"Marrëdhëniet kulturore janë marrëdhëniet më elitare midis kombeve sepse asgjë nuk shpreh identitetin e një kombi më shumë sesa kultura e tij", tha Kryeministri Berisha, duke shtuar se, "dua t'i shpreh mirënjohjen ambasadorit Saba D’Elia, Provincës së Bolonjës, dhe Bankës së Matovës dhe në veçanti doktor Francesco Martani për iniciativën dhe shndërrimin në realitet të kësaj iniciative".
Ndërsa Ambasadori i Italisë, Saba D’Elia tha: "jam i lumtur që marr pjesë në përurimin e këtyre 2 ekspozitave të mrekullueshme të artit”. Sipas tij , “ky moment përbën veprimtarinë më kulminante të të gjitha veprimtarive të javës së eventeve, Italia –Shqipëria 2010, dy popuj një det në miqësi", dhe se "eventet që janë realizuar dhe do të realizohen në kuadër të kësaj stine do të kenë një impakt të rëndësishëm si në aspektin politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor”.
Veprat e prezatuara në ekspozitën e sotme vijnë nga Koleksioni "Ca La Ghironda" , i koleksionistit të njohur italian, mjekut Francesco Martani, dhe përzgjedhja e tyre është kryer nga GKA dhe Qëndra Kulturore "Ca La Ghironda". Ekspozita, është e ndërtuar në dy seksione, "Shkëlqime klasike” dhe “Atmosfera të shekullit XX”.
Ekspozita e konceptuar në dy pjesë të titulluara “Shkëlqime klasike dhe “Atmosfera e shekullit të 20”, sjell piktura që datojnë nga fillimi i shekullit të 16 deri në shekullin e 20-të.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›