E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zahia Dehar, minorenia që 'çmendi' Frenk Riberin

TIRANE- Zbulohet më në fund edhe identiteti i vajzës minorene, që "çmendi" tre futbollistë të kombëtares franceze, Frenk Riberi, Sidnej Guvu e Karim Benzema. Ajo quhet Zahia Dehar dhe është me origjinë marokene. Në rrëfimin që vajza ka bërë në polici dhe që është publikuar në gazetën Le Monde, bëhen të ditura detaje të frikshme mbi raportet e saj me yjet e kombëtares së "Gjelave". Ajo ka pranuar se ka kryer raporte seksuale kundrejt pagesës me Frenk Riberi, i cili ndodhet në qendër të hetimeve, por një rrëfim më shokues duket ai për Karim Benzema. Zahia u ka thënë prokurorëve se me sulmuesin e Realit kishte raporte që në vitin 2008, pra kur ajo ishte 16 vjeçe. Më pas, ajo është frekuentuar rregullisht nga Frenk Riberi që e merrte në Mynih me avion privat kur vajza ishte ende 17 vjeç. I fundit ka qenë Sidnej Guvu, sulmuesi i Lionit. Hetimi i nisur në shtator të vitit të shkuar në Marsejë duket se përfshin edhe mesfushorin Hatem Ben Arfa, ndërkohë që Benzema shumë shpejt do të merret në pyetje dhe ashtu si Riberi, edhe ai rrezikon 3 vjet burg dhe 45 mijë euro gjobë. Skandali ndërkohë ka tronditur gjithë Francën.
(s.g/GSH/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›