E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në Kalimash, udhëtarët përdorin shtegun e tunelit

KUKES- Në pritje të hapjes së tunelit të Kalimashit shtegu i këtij tuneli vazhdon të frekuentohet nga mjetet e transportit të udhëtarëve të ndodhur shpesh në rrezik. Segmenti më problematik është ai sapo nis ngjitjen nga Thirra në drejtim të Kalimashit. Shpesh ngecja në maloren e kësaj rruge bën që shoferët të tërheqin automjetet ndërsa pasagjerët të ecin në këmbë mes baltës dhe gurëve.

Shoferët që përshkojnë këtë rrugë që nuk përfshihet në hartën rrugore të vendit dhe ku nuk ka asnjë tabelë sinjalizuese apo kontroll policor, thonë se janë të detyruar nga pasagjerët për të përshuar aksin të cilët duan të mbërrijnë sa më shumë në destinacion.

Shtegu u improvizua gjatë punimeve të tunelit të Kalimashit ndërsa në kohën e dimrit kjo rrugë nuk u përdor. Me ngrohjen e kohës njerëzit ju rikthyen lëvizjes në këtë shteg i cili nuk ka infrastrukturën e duhur për kalimin e automjeteve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›