Volker: BE dhe NATO të pranojnë Kosovën dhe Serbinë
BRUKSEL-Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet të përdorin të gjitha instrumentet për të pranuar në anëtarësim Kosovën e pavarur por dhe Serbinë. Kështu ka deklaruar në Bruksel ambasadori amerikan në Aleancën Veriatlantike, Kurt Volker. Sipas agjencisë së lajmeve Telegraf, ambasadori amerikan ka theksuar se NATO duhet të mbetet organizatë anëtarët e së cilës ndajnë vlera të njëjta dhe mund të dallojnë çfarë është legjitime e çfarë jo.
"Në këtë kontekst, ndryshimi me dhunë i kufijve në Evropë është absolutisht i papranueshëm", ka thënë Volker në takimin e organizuar mbrëmë të dedikuar për të ardhmen e Aleancës Veriatlantike.
(d.b/BalkanWeb)