E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, sulmohet makina e një serbi, KFOR shton praninë

Makina e një serbi është sulmuar mbrëmë me armë zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës.
 

Mediat serbe kanë informuar se sulmi është kryer në fshatin Jabër, në Zubin Potok, ku siç thuhet se serbi u sulmua pas një vizite që i kishte bërë një banori shqiptar në këtë fshat.
 

Mësohet se serbi nuk ka pësuar dëmtime, përveç dëmeve të makinës që ishte goditur nga plumbat. Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR kanë dalur në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën.
 

Nga ana tjetër, KFOR mbrëmë ka shtuar forcat dhe masat në pjesën veriore të Kosovës. Forca më të mëdha janë vërejtur në rajonin e “Tre soliterat” në veriun e Mitrovicës, në lagjen e banuar me shqiptarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›