Hapet ura më e lartë në botë

Në Meksikë është hapur ura më e lartë në botë. Ajo është 403 metra e lartë dhe 1 metra e gjatë.
Ura “Baluarte” tashmë është shënuar edhe në librin e rekordeve Guiness si ura më e lartë, pasi është aq e gjatë sa poshtë saj mund të vendoset kulla Eiffel.
Për ndërtimin e saj janë dashur katër vite punë dhe ka kushtuar miliona dollarë. Ajo u ndërtua me rastin e festimit të 200 vjetorit të pavarësisë nga Spanja.
Ajo lidh malet Ocidental dhe sipas presidentit Felipe Kalderon “ është një projekt që do bashkojë qytetarët e veriut me vendin si kurrë më parë”.