E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mitterrand: Përse thashë “JO”

30/05/2005  Vejusha e ish presidentit të Francës, kundër Kushtetutës së BE

Besoj se vota kundër do të jetë një dëshmi e fuqishme e humanizmit tonë. Ndoshta do të shërbente si një nxitje për të rimenduar drejtimin e Europës: Paqe, zgjidhje e drejtë e konflikteve, dhe solidaritet me të dobëtit – në vend të konkurencës, fitimit dhe pasurimit.

Danielle Mitterrand, 80 vjeç, është vejusha e ish presidentit francez, Francois Mitterrand. Ajo flet për grindjet në lidhje me dobësinë e Bashkimit Europian, përse kushtetuta duhet hedhur poshtë dhe në lidhje me teprimet e globalizimi

Madamë, si keni votuar në referendumin për Kushtetutën e BE?

Vazhdoj t’i përmbahem logjikës së angazhimit tim në vite për të drejtat e njeriut, Botën e Tretë dhe luftën kundër varfërisë. Kur udhëtoj nëpër botë, gjithnjë përpiqem të veproj si avokate për viktimat e sistemit ekonomik. Denoncoj pushttin e ekonomisë mbi popujt, një sistem që i kthen individët në elementë të një ekuacioni ekonomik nuk i respekton të varfërit dhe përjashton çdokënd që nuk jeton bazuar në parimin e fitimit.

A nuk ju duket sikur globalizimi, të cilin ju e luftoni prej kohësh, është kthyer në realitet në Europë?

Unë vetëm mund të refuzoj një kushtetutë europiane që vë theksin mbi konkurencën dhe fitimin si vlera parësore. Prandaj votoj Kundër, por pa marrë pjesë në ndonjë fushatë politike. Ka kohë që nuk më interesojnë më politikat partiake.

Me sa duket, jeni shumë më majtas se shumica e partisë Socialiste...

Shpesh kam qenë edhe më majtas se im shoq, pasi isha e lirë nga pengesat që dalin kur je në qeverisje. Ai nuk më tha kurrë që e kishte zët këtë gjë – madje as Kancelari gjerman, Helmut Kohl, pavarësisht se unë e qortoja për faktin që Gjermania i shiste armë Turqisë – e cila i përdorte kundër kurdëve. Ai nuk donte të dëgjonte fare, por megjithatë gjithcka mbetej në terma miqësorë.

A jeni e sigurtë se vota juaj kundër për kushtetutën e BE do të përkrahej nga ish bashkëshorti juaj? Çfarë do të kish menduar Francois Mitterrand?

Unë e di që ai gjithnjë hidhte poshtë liberalizmin ekonomik, me të gjithë ekseset e tij. Ai pati një “luftë” të ashpër me Margaret Thatcherin, për të cilën efiçenca, racionalizmi dhe heqja e rregullave ishte gjithçka. Trashëgimia e itj vetëm sa kontribuon në vendosmërinë time.

Por yt shoq pati negociuar gjithashtu traktate kontradiktorë europianë – për shembull atë të Maastrichtit, që u pranua m një referendum me rezultat shumë të ngushtë në 1992. A shihni paralele me situatën sot?

Ai luftoi foirt për të arritur rezultate të pranueshëm. Por ai mendonte se pjesa më e madhe e traktateve europianë ishin të këqinj. Në Maastricht ai bëri të pamundurën së bashku me gjermanët për të nxitur krijimin e Euros. Pati sukses dhe kjo e kënaqte. Por nuk mendonte shumë për pjesën tjetër të traktatit.

Traktati i Nicës, që udhëheq BE sot, shihet si traktati më i keq i të gjithëve në BE. Por nëse referendumi i Francës i thotë Jo kushtetutës, mbetet po ai traktat. Nuk sheh ndonjë kontradiktë?

Natyrisht, nuk mund të flas në emër të të ndjerit bashkëshortit tim, por di mënyrën e tij të të menduarit, kështu që mendoj se ai nuk do të ish dakord me Marrëveshjen e Nicës. Ai gjithnjë bënte përpjekje të luftonte teprime të caktuara të kapitalizmit. Tani që ai nuk është më, mentaliteti neoliberal është i papenguar.

A jeni e zemëruar për grindjet mes miqve tuaj scialistë? Në fund të fundit, ato mund të cojnë deri në ndarjene partisë, ë cilën Francois Mitterrand u përpoq shumë ta bashkpojë.

Nuk mbaj asnjërin krah në këto grindje, nuk është problemi im. Jam e shqetësuar për pozicionin e Europës në botë. A ka kjo Europë kurajon t’i thotë JO një procesi që, në fund, mund të shkatërrojë planetin dhe burimet tona?

A nuk mendoni se është alarmuese që rrugët e Gjermanisë dhe Francës, në lidhje me kushtetutën e BE, mund të ndahen?

Të paktën në Francë kemi një debat real. Nëse PO-ja është e vetmja përgjigje e lejuar, atëherë përse duhet organizuar referendumi? Nuk mund të imagjinoj që miqësia franko-gjermane do të vuajë, nëse Gjermania voton Pro dhe Franca Kundër. Në një masë të madhe, kjo miqësi është kaq e fortë, për shkak të burrit tim.

Nuk mendoni se një votë Kundër do të izolojë Francën dhe fusë Europën në krizë?

Aspak. Përkjundrazi, besoj se vota kundër do të jetë një dëshmi e fuqishme e humanizmit tonë. Ndoshta do të shërbente si një nxitje për të rimenduar drejtimin e Europës: Paqe, zgjidhje e drejtë e konflikteve, dhe solidaritet me të dobëtit – në vend të konkurencës, fitimit dhe pasurimit

Francezët vendosin për të ardhmen e BE

Franca ka votuar dje në referendumin për Kushtetutën Evropiane, që ka si qëllim ta bëjë më të thjeshtë marrjen e vendimeve brenda Bashkimit Evropian. Deri tani nga 25 anëtarët e BE-së nëntë e kanë ratifikuar kushtetutën dhe Franca është vendi i parë që zhvillon referendum. Sipas ministrisë së Brendshme franceze, çereku i 44 milionë shtetasve me të drejtë vote kishin votuar deri në mesditë.

Kjo është pesë për qind më shumë se numri i atyre që kanë votuar në referendumin për traktatin e Mastrihtit në vitin 1992. Sipas korrepondentëvese pjesëmarrja në referendum ka qenë relativisht e madhe. Presidenti Chirac e hodhi votën e tij PO në qytetin Correze në Francën Qendrore. Edhe udhëheqësi i opozitës socialiste, François Hollande, voti 'PO' kurse, udhëheqësi i Frontit Kombëtar, Jean-Marie le Pen, një kundërshtar i ashpër i BE-së votoi pranë selisë së partisë së tij jashtë Parisit.

Aktivistët që bënë fushatë pro referendumit shpresojnë se votuesit e pavendosur kane zgjedhur minutën e fundit për të thënë 'PO', duke përmbysur sondazhet.

Kryeministri Jean Pierre Raffarin – i pari viktimë në rast të një votimi kundër të francezëve – votoi së bashku me të shoqen në Francën perëndimore. “Ne jemi populli europian që vendosim të ardhmen e Europës”, tha Raffarin. “Francezët kanë përgjegjësi ... dhe ata po e marrin këtë, me një nivel të lartë angazhimi në qendrat e votimit”.

Me pasionin që kish arritur qiejt, policia e Parisit urdhëroi të mbyllen disa stacione metroje përgjatë Champ Elysees dje në mbrëmje, duke patur frikë nga demonstratat në lidhje me referendumin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›